Ndërsa u vendos në vështirësi nga kongresmeni i Nju Jorkut Lee Zeldin, sekretari i Shtetit të SHBA, Antony Blinken duke dashur të dalë nga situata u shpreh se në lidhje me vendimin për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, mund të merrnin informacion në DASH.
Gjatë seancës dëgjimore me anëtaret e komitetit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, Kongresmeni Zeldin i kërkoi sekretarit Blinken se ku mund te adresoheshin anëtaret e komitetit apo gazetarët për të marrë informacion mbi këtë çështje.
Sekretari Blinken tha se zëdhënësit e Departamentit të Shtetit do të ndajnë informacionet që kanë me përfaqësuesit e medias.
Praktikisht DASH nuk pranon të japë detaje për të mbështetur pretendimet për korrupsion kundrejt zotit Berisha. Më herët DASH gjithashtu refuzoi të komentojë kur u pyet nga ‘The Times’ për të kthyer një përgjigje për pohimet e zotit Berisha se vendimi për ti ndaluar hyrjen në SHBA ishte në bazë të keqinformimeve nga mbështetësit e z. Soros.
Sipas gazetarit të Washington Times, L Tod Wood, DASH nuk ktheu përgjigje për asnjë nga pyetjet.