Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Cungu humbet durimin: Kemi 3 muaj pa u paguar, nuk bejme dot faze pergatitore!

ShkodraWeb 11 August, 2017
cungukonf
Shpërthen Armando Cungu. Trajneri i Vllaznisë e pranon publikisht se stafi teknik dhe lojtarët kanë tre muaj pa u paguar. Në një kohë që është i drejtpërdrejtë në shigjetimin e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, të cilët disa ditë më parë kërkuan që skuadra e sezonit të ri të renditet në vendet e para. “Pyesni drejtuesit dhe ata që vendosin objektivat”, ishte fjalia që përsëriti Cungu disa herë në konferencën e djeshme për shtyp duke ironizuar drejtuesit. Më tej, ai shtonte se gjithçka nuk shkon me ekipin, që nga pagat e pamarra, faktin që Vllaznia rrezikon të mbetet pa fazë përgatitore, ndërsa bën thirrje për investime dhe afrime të rëndësishme në skuadër.
“Nëse dikush e çon Vllazninë në vendet e para në këtë situatë në të cilën ndodhet, jam gati që të largohem”, lëshoi sfidën e radhës Cungu gjatë konferencës së djeshme. “Mos më pyesni mua, sepse tre muaj pa paga është shqetësim i madh për të gjithë, për sportistët dhe për ne si staf. Ashtu siç është shqetësim dhe problem edhe për lojtarët që vijnë për t’u provuar te Vllaznia, sepse unë personalisht i kam bërë të ditur çdo lojtari që vjen se pagat janë të sigurta.
Jam i bindur se janë të sigurta, janë çështje vonesash, problematikash apo bllokime të llogarive bankare. Por, nga ana tjetër, futbolli, Vllaznia, sportistët apo tifozët nuk duan t’ia dinë se kur zhbllokohen llogaritë bankare, fondet apo se çfarë ndodh”, tha ndër të tjera Cungu në daljen e tij përpara mediave. Aktualisht, skuadra po stërvitet në Shkodër, ndërsa po sfidon edhe temperaturat shumë të larta të këtyre ditëve të fundit.
Profesor, drejtuesit në Këshillin Bashkiak kanë dërguar projektin ku thuhet se Vllaznia sezonin e ardhshëm synon vendet e para. Për ju, a mund ta realizojë kjo skuadër këtë objektiv?
Gjithmonë m’i bëni këto pyetje. Kësaj pyetje i kam kthyer përgjigje këtu e para disa vitesh. Kush është i zoti që e çon Vllazninë në vendet e para, mundet që ta marrë që tani ekipin pa asnjë lloj problemi. Këta drejtues bëjnë mirë të vendosin emër dhe mbiemër. Ua kam thënë në sy edhe në mbledhjen me bordin në praninë e kryetares së Bashkisë se nuk mund të arrihen mbi shpatullat e kësaj Vllaznie objektiva krejt të palogjikshme.
Kjo është gjendja e ekipit dhe nuk duhet të gëzohemi me një ndeshje të fituar kundër Kastriotit. Skuadra ka nevojë për investime apo për përforcime lojtarësh. A e dinë ata zotërinjtë që thonë se Vllaznia do synojë vendet e para se nuk ka shkuar ende ekipi në fazë përgatitore dhe jemi e vetmja skuadër në Shqipëri që nuk kemi shkuar në fazë. Pyesni pak dhe pastaj të vijnë dhe të flasin cilët janë këta persona që kërkojnë këto objektiva.
Është vendosur përfundimisht që skuadra nuk do të shkojë në fazë përgatitore?
Nuk e di. Nuk duhet të më bëhet mua kjo pyetje. Unë përgjigjem për terrenin sportiv, që do të thotë për stërvitjen. Kjo është pjesa ime teknike që mbuloj dhe nuk merrem me të tjerat. Ajo që unë di të them, është e paimagjinueshme dhe e papranueshme që një ekip futbolli në Superiore dhe një emër i madh si Vllaznia rropatet dhe diskutohet nëse do të shkojë apo jo në fazë përgatitore. Këtë pyetje drejtojeni te persona të tjerë.
Një Vllazni pa fazë përgatitore çfarë mund të arrijë?
Nuk e di. Duhet të pyesni ata që vendosin objektivat. Shumë e thjeshtë për ta kuptuar.
Ju si staf dhe lojtarët keni tre muaj pa u paguar. Sa të shqetësuar jeni për këtë çështje dhe si ndikon në skuadër?
Edhe për këtë duhet të pyesni ata që vendosin objektivat. Mos më pyesni mua, sepse tre muaj pa paga është shqetësim i madh për të gjithë, për sportistët dhe për ne si staf. Ashtu siç është shqetësim dhe problem edhe për lojtarët që vijnë për t’u provuar te Vllaznia, sepse unë personalisht i kam bërë të ditur çdo lojtari që vjen se pagat janë të sigurta.
Jam i bindur se janë të sigurta, janë çështje vonesash, problematikash apo bllokime të llogarive bankare. Por, nga ana tjetër, futbolli, Vllaznia, sportistët apo tifozët nuk duan t’ia dinë se kur zhbllokohen llogaritë bankare, fondet apo se çfarë ndodh. Realisht nuk është gjendje e mirë.
Po tregohemi të durueshëm, me frymë pozitive, po mendojmë pozitivisht dhe shpresojmë që të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë, sepse nuk është e mirë, sidomos me lojtarët e huaj, të cilët mund të vijnë dhe mund të bëhen pjesë e Vllaznisë. Me ata nuk mund të bëhen lojëra. Ata presin në datë të caktuar rrogën dhe, nëse nuk e marrin, pastaj ndodhin gjëra që besoj se edhe ju i keni dëgjuar në shumë ekipe në futbollin shqiptar.
Vllaznia ka pasur probleme shumë vitet e fundit me gjoba e borxhe të mbartura nga vitet e mëparshme dhe besoj se nuk është mirë t’i shtohen telashet.
Duke u nisur nga miqësorja e fundit me Kastriotin, cila ishte gjëja më pozitive e kësaj Vllaznie?
Unë jam një prej atyre trajnerëve që i besoj grupit. Ekipi funksionoi mirë, natyrshëm që ardhja edhe e Hasanit e Likës është pozitive dhe i japin një impuls tjetër ekipit. Vetë niveli, pjekuria dhe eksperienca e tyre i japin një tjetër ritëm ekipit. Është një impuls më shumë për skuadrën, por kemi ende nevojë për të ndërhyrë në sektorë të tjerë të fushës.
Gjithsesi, kjo është gjendja momentale, por duhet që të shpresojmë se do ta rregullojmë për të ardhmen. Jemi në pritje të zhvillimeve. Të shpresojmë se do të bëhet më mirë dhe gjërat do të rregullohen. Vllaznia meriton të jetë një ekip i konsoliduar dhe të mos ketë probleme. /Nga ADMIR URUÇI/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nipi masakron xhaxhain dhe nusen e tij per nje…grumbull zhavorri
Artikull pasardhës: Foto/ Vdes burri me i vjeter ne bote, ishte 114 vjec, i shpetoi “Holokaustit” por jo vdekjes

TË FUNDIT

pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kevin dodaj 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton sërish Kevin Dodaj, mund Teutën në “Loro Boriçi” dhe shkon në +5 nga ndjekësit

ShkodraWeb 12 April, 2026 0
komisioni disiplina fshf

“Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.