Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Perplasje tek Vllaznia, Klubi pergenjeshtron Cungun: Vetem rroga e majit mungon

ShkodraWeb 12 August, 2017
Klubi i Vllaznisë përgënjeshtron trajnerin Armando Cungu. Një ditë më parë, tekniku deklaroi publikisht se lojtarët dhe stafi teknik kishin tre muaj pa u paguar. Por, klubi ka reaguar dje duke thënë se nuk është shlyer vetëm një muaj dhe bëhet fjalë për majin. “Në lidhje me disa shkrime të sotme (dje) në të përditshmet sportive ku thuhet se skuadra e Vllaznisë ka tre muaj pa u paguar, sqarojmë se pa u likuiduar është vetëm rroga e muajit maj, asgjë më shumë. Edhe kjo rrogë, tashmë pas miratimit të një shume financiare nga ana e Këshillit Bashkiak Shkodër në mbledhjen e tij të fundit, pritet t’u kalojë futbollistëve dhe stafit teknik brenda pak ditësh.
Sipas udhëzimeve të FSHF-së, tek të gjitha ekipet kontratat janë të nënshkruara për një periudhë gusht-maj, aq sa zgjat sezoni sportiv dhe kështu ka ndodhur edhe te Vllaznia. Pikërisht për këtë arsye, siç ju kemi informuar, që prej fillimit të muajit gusht, drejtuesit e klubit kanë mbyllur thuajse plotësisht rinovimin e kontratave të reja me të gjithë futbollistët aktualë të ekipit”, thuhej në reagimin e djeshëm të klubit të Vllaznisë. Në mënyrë direkte, klubi del kundër trajnerit, pasi ishte pikërisht Cungu që deklaroi se ekipi kishte tre muaj pa u paguar.
PËRPLASJA
Nga sa është bërë e ditur, drejtuesit e klubit dhe ata teknik janë shprehur se korrektesa në pagesa në drejtim të lojtarëve është maksimale. Tekniku e ka theksuar një fakt të tillë. “Jam i bindur se janë të sigurta, janë çështje vonesash, problematikash apo bllokime të llogarive bankare”.
Por, ajo që nuk shkon në këtë histori është fakti se Cungu deklaroi se lojtarët kanë tre muaj pa u paguar, në një kohë që klubi thotë se ka detyrime vetëm për një rrogë. Me sa duket, bllokimi i llogarive është ajo që ka jo pak ndikim edhe në kalimin e pagave të prapambetura.
Siç dihet, një vendim i një gjykate të arbitrazhit ka bërë që për shkak të çështjes “Gea Sport”, llogaritë e klubit Vllaznia të jenë të bllokuara. Klubi shkodran është përfshirë nga probleme të shumta gjatë sezoneve të fundit, në një kohë që situata nuk është aspak e mirë. /Nga ADMIR URUÇI/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Rama uron “miremengjes” me nje foto nga Valbona, qytetaret i kujtojne hallet…
Artikull pasardhës: Berisha “Junior” shpreh keqardhjen e tij per vdekjen e motres se vetme te babait

TË FUNDIT

bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
tetova martini 2026

VIDEO – Ndeshja Vllaznia- Egnatia, Martini thotë se kuqelutë e merituan fitoren, Tetova rezerva për gjykimin

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
vllaznia egnatia 2026

VIDEO – Vllaznia e nis pjesën e dytë të Superligës me fitore të rëndësishme, mund Egnatian në Shkodër

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.