Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Çdo biznesmen duhet të kalojë nga zyra e kryeministrit, pse Shqipëria s’është atraktive për të huajt

ShkodraWeb 6 years ago
Nga Andi BUSHATI
Një seri mediash proqeveritare kanë deformuar një raport të OKB-së për të vizatuar Shqipërinë si një Eldorado të investimeve të huaja në mbarë rajonin. Sipas këtij raporti (shiko shkrimin poshtë/Lapsi.al) mbi 30 përqind të parave të injektuara në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2016 ishin investime të huaja dhe kjo shifër ishte dukshëm më e lartë se ajo e vendeve të Europës juglindore (mesatarja 26%) madje edhe e vendeve që ishin tashmë anëtare të BE.
Pasqyrimi situatës në këtë mënyrë i shkon për shtat propagandës rilindase që e ka përshkrauar qeverisjen si një histori suksesi edhe për investimet e huaja. Sipas zyrtarëve socialistë, viti 2016 ishte viti me shifrën më të madhe të investimeve të huaja, afro 1 miliard euro. Por, ashtu si ç’ tregohet në investigimin e lapsi.al (shiko poshtë) një fabul e tillë nuk është aspak e vërtetë.
E vërteta është krej tjetër. Është ajo që e bëri Edi Ramën të mekej gjatë debatit elektoral me gazetarët kur ai nuk shpjegonte dot qoftë edhe një investim të huaj të qeverisjes katër vjeçare që i  kalonte 5 milionë eurot.
Po atëherë si është e vërteta?
A mund të qëndrojnë bashkë këto dy fakte: pra që nga njëra anë Rilindja nuk ka sjellë asnjë investim të madh të huaj, por megjithëatë, nga ana tjetër ka arritur të ketë shifrën rekord të këtyre investimeve në vitin 2016?
Po. Kjo “përplasje” të dhënash, që duket si paradoks, është e mundur.
Dhe ajo shpjegohet thjeshtë me dy investime gjigande që janë kontraktuar që gjatë periudhës së qeverisjes së Berishës. Fjala është për projektin e gazsjellësit TAP dhe atë të kaskadës së hidocentraleve mbi lumin Devoll, që kapin pjesën e luanit të shifrës aq shumë të propaganduar prej 1 miliardë eurosh.
Nëse nga bilanci i rilindjes hiqen këto investime, që mbajnë firmën e qeverisë paraardhëse, ai rezulton katastrofik.
Pikërisht për këtë, sepse e kupton mirë se pasi të kryhen këto punë të mëdha gjendja do të përkeqësohet ndjeshëm, Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen për nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes në raportin e zgjeruar të programit të reformave për Shqipërinë.
Pikërisht e njëjta arsye e ka nxitur agjensinë prestigjoze të parashikimeve Moody’s të parathotë një rënie drastike të shifrës së investimeve të huaja në dy- tri vitet e ardhshme.
Pra përtej imazhit të rremë që ka krijuar fluksi i  parave të TAP dhe Hidocentraleve të Devollit, Shqipëria e Rilindjes nuk ka qenë aspak atraktive për investitorët ndërkombëtarë.  Dhe përsenë e kësaj, përpos pallavrave të propagandës lokale, e tregoi një raport i Departamentit të Shtetit për Klimën e investimeve, që u bë publik në korrikun e këtij viti. Sipas tij, pavarësisht se ekziston një legjislacion i  favorshëm, në Shqipëri investitorët e huaj sfidohen nga korrupsioni i  shfrenuar dhe biznesi informal.
Po t’u shtosh këtyre një mjedis, ku për të derdhur paratë e tua duhet të njohësh një mik të kryeministrit apo ministrit, ku për koncesionet dhe punët e mëdha nuk ka as tender, as garë dhe as konkurim, por vetëm preferencë okulte, kuptohet qartë se pse në katër vite nga zyrat e rilindjes nuk ka dalë i  lumtur asnjë i  huaj që ka dashur të investojë me shumë se 5 milionë euro në këtë vend. Fatkeqësisht ky është realiteti dhe jo ai që paraqesin furçaxhinjtë e qeverisë, që përpiqen të vizatojnë një parajsë të investitorëve në Europën Juglindore. /lapsi.al/

Continue Reading

LAJM PARA: Pse kanabisi qe “po mbin vete” ne Shqiperi?
LAJM PAS: Ikja pa lavdi e ministrave teknike te Bashes dhe kostoja e tyre

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

2 weeks ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

3 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

4 weeks ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…

26 mins ago
VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…

1 hour ago
“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

2 hours ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.