Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla prezantoi këtë të mërkurë buxhetin për Arsimin. Nikolla u shpreh se “buxheti mundëson rritjen e pagës të gjithë mësuesve me pagën me 7 përqind”.B1.5 miliard lekë do të shkojnë për rritjen e pagave, saktësoi Nikolla.
Drejtuesja e Ministrisë së Arsimit u shpreh se, projekti pilot “bëjmë detyrat e shtëpisë”, që mundëson që pasdite nxënësi të kryejë detyrat e shtëpisë brenda mjediseve të shkollës, do të shtrihet në 90 shkolla. Në këtë mënyrë, prindërve do u hiqet një barrë, tha Nikolla. Ministrja u shpreh se për vitin e ardhshëm do të ketë 1.000 ndihmës mësues në shkollat në vend.