
Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë private në Mëzez, e për pasojë janë dëmtuar rëndë dy bashkëshortë.
Nga bluzat e bardha mësohet se burrë e grua ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Të plagosurit janë identifikuar si Lulzim dhe Lirie Selfo ndërsa nuk dihen akoma rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!