Aktori Verne Troyer është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare. Ai njihet më së shumti për rolin e tij si Mini-Me në serinë e filmave komedi “Austin Powers”, ku kishte luajtur përkrah Mike Meyers. Troyer kishte vuajtur nga problemet me alkoolin për shumë vite dhe kishte qenë në rehabilitim disa herë.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur familja e tij përmes një komunikate. Ai kishte lindur me një çrregullim gjenetik të njohur si “achondroplasia dwarfism” e që kishte bërë që të mbetej vetëm 81 centimetra i gjatë.