Një grup shqiptarësh trafikonin heroinë me doza të vogla nga Evropa Lindore drejt Spanjës gjatë vitit 2016.
Hetimet për akuzat që rëndonin mbi ta janë mbyllur nga prokuroria spanjolle.
Grupi përbëhej nga 6 shqiptarë, ndërsa “koka e grupit” është një person i cili drejtonte rrjetin.
Ai u shpall në kërkim pasi nuk u gjet gjatë një kontrolli në banesën e tij.
Shqiptari kishte në varësi dy shqiptarë të tjerë, Sokol R. dhe Rinush G., të cilët tashmë janë mes 6 të pandehurve.
Çdo anëtar kishte detyra të ndara në organizatë.
Castor Manuel G., njëri prej të akuzuarve, kishte udhëtuar personalisht drejt Barcelonës së bashku me gruan e tij për të dorëzuar heroinën që kishte marrë prej shqiptarëve.
Ai ishte drejtues i rrjetit të drogës në Spanjë.
Sipas hetimeve, Castor Manuel G. kujdes për shpërndarjen e heroinës brenda territorit spanjoll, ndërsa shqiptarët kishin përgjegjësinë e transportit përmes Evropës, raporton tvklan. Dhe për këtë gjë kujdesej shqiptari Rinush G., i cili kishte për detyrë të siguronte makinat e transportit nga Europa Qendrore drejt destinacionit, që ishte Spanja.
Gjatë aksionit anti-drogë të kryer në Mars të vitit 2016, policia sekuestroi 54 kg heroinë që nëse do të shitej në tregun e pakicës, kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove. Prokuroria spanjolle thekson se Castor Manuel G. kishte përfshirë në aktivitet kriminal edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte krahu i djathtë.
Ndaj saj prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim dhe 17 vjet për bashkëshortin e saj Castor Manuel G. Kurse për shqiptarin Rinush G. është kërkuar 18 vjet burgim. Ai akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 3 identitete të rreme, mes të cilave një greke dhe një irlandeze.
Kurse për Sokol R. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 11 vite burg, po kështu edhe për dy të pandehur të tjerë. Edhe pse në pritje të gjyqit, Sokol R. ka dalë nga qelia me kusht, duke lënë garanci pasurore mbi 1 milionë euro.
Nisur nga ky rast, prokurori spanjoll i çështjet ka kërkuar që ndaj të pandehurve të kërkohen garanci pasurore të larta duke filluar nga 7.5 deri në 9.5 milionë Euro për secilin.
Kurse mediat spanjolle shkruajnë se pagesa mbi 1 milionë Euro si garanci pasurore tregojë fuqinë ekonomike të kësaj organizate kriminale.