
“Ilir Meten e kam zgjedhur ta kem armik, qe nga dita ime e pare ne qeveri”. Deklarata e forte per presidentin e vendit eshte bere nga ish- ministri i brendshem Saimir Tahiri ne studion e “Opinion”. Teksa ka kujtuar se po arrestohet se i eshte permendur emri ne nje bisede te dy krimineleve, Tahiri ka shperthyer duke kujtuar se “ShkelzenBerisha ka folur ne telefon 30 minuta me pronarin e fabrikes se Gerdecit menjehere pas shperthimit dhe prokuroria nuk e thirri asnjehere ta pyese. Kemi para njezer qe kane ferkuar gishtat duke shfletuar blloqet dhe duke marre 7% dhe nuk jane denuar. Sot eshte presidenti i vendit tim dhe une kam vendosur ta kem armik Ilir Meten qe nga dita ime e pare ne qeveri”. Ne nje moment te intervistes, Tahiri thuajse eshte perlotur nga emocionet teksa ka permendur djalin e tij. /ShkodraWeb/
[democracy id=”4″]