Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Bomba” e Nard Ndokes: Duhet vetting popullor, pika qe nuk ju bie te gjitheve!

ShkodraWeb 1 September, 2017
ndokanard1
Shkruan ne Facebook deputeti i PD-se dhe kryetari i PDK-se Nard Ndoka: “Kërkohet ‘Vetting’ mbarëpopullor! Virusi qeveritar tashmë ka hyrë kudo e ngado, çdo gjë që ndodh në këtë vend “fajin” e ka drejtësia! Ka krim në rrugë, fajin e ka drejtësia, ka krim në familje, fajin e ka gjykata, ka vjedhje, ka drogë, ka korrupsion, ka dhunë, ka çoroditje kolektive dhe fajin përsëri e përsëri e ka drejtësia.
Këtu nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka institucione, nuk ka kulturë, nuk ka ndjeshmëri, nuk ka përgjegjësi, nuk ka moral, por ka një sistem drejtësie njësoj apo më të mirë se të gjitha këto të marra sëbashku.
Këtu ka drogë, se shteti është i lidhur drejtperdrejtë me të, drejtesia pengohet nga pushteti!
Këtu ka dhunë dhe krim në familje, por drejtësia pengohet nga pushteti!
Nje dhunues nuk mund të bashkëjetojë në të njejtën strehë me viktimën; drejtesia thotë jo, por pushteti thotë po, se nuk krijon asnjë mundësi ligjore!
Këtu ka korrupsion, se kryeministri krijon mundësite dhe ndan tepsinë! Ka drejtesi, por kryeministri emëron dhe voton gjygjtarët, shantazhon drejtësinë.
Drejtësia është kthyer në alibi, për kryeministrin, për mediat, për portalet, për protoganistët që rrinë me dhembë të mprehtë për të lançuar dhe ngrënë këdo me stilin e tyre!
Drejtësia është më e mirë se Presidenti, Kryeministri, Ministrat, Kuvendi, Policia dhe çdo institucion tjetër, madje është më e mirë edhe se Avokati i Popullit!
Vetting institucional duhet kudo; reformë institucionale, revolucion kulturor, mentalitet e reagim qytetar; duke ju referuar të tjerëve që kanë bërë hapa emancipues në politikbërje e kudo.
Kryeministri ynë takon Merkelin, por kopjon dhe standartizon modelin e Erdoganit në qeverisje!
Kryeministri kërkon “vetting” për gjygjtarët, por riemëron ministrat më të korruptuar në pluralizëm!
Kryeministri kërkon “vetting” për drejtesinë, por nuk lejon hapësirë kontrolluese për opozitën, as në Kuvend me komisionet parlamentare!
Kryeministri thotë per çdo gjë që nuk shkon mirë në këtë vend; se fajin e ka vettingu dhe drejtesia!
Jo Z.Kryeminister, i vetmi fajtor sot; se pse nuk ka shtet në këtë vend, jeni Ju!
Vettingu duhej të fillonte me votë kundër jush, kundër qeverisë Tuaj, kundër arrogancës Tuaj!
Por ju i bletë votat, e bletë vettingun, ndaj na duhet të reflektojmë dhe të reagojmë fort me revolucion kulturor mbarëpopullor!
Drejtesia është vetëm një hallkë, një pushtet, që nuk mund të pastrohet kurrë, përderisa politika dhe vota në këtë vend të jetë e lirë!
O pika që nuk ju bie të gjithëve! Ju që drejtoni dhe atyre qe ju votojnë duke ju marrë lekët që ju keni vjedhur!
Që të jem në rregull me veten dhe me ato që janë shumicë e pastër në këtë vend, nuk mund ta përjashtoj veten nga balta që bllokon çdo gjë në këtë medemek shtet!
Opozita përfaqëson sot, votën më të pastër në historinë e pluralizmit, votë morale, që i rezistoi joshjes me para, presionit qeveritar, dhunës të grupeve kriminale!
Ndaj Opozita duhet të ngrihet nga gjumi, duke e filluar vettingun me veten dhe t’i prijë revolucionit kulturor e politik me modele europiane!” /ShkodraWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Dhunohet punonjesi i Prefektures, ne kerkim dhunuesit e mundshem
Artikull pasardhës: Zjarri ne Tarabosh nuk eshte fikur, rrezikohen antenat e televizioneve ne majen e malit

TË FUNDIT

argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
berisha penxhere 2026

“Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës…

ShkodraWeb 15 January, 2026 0
arrestimi ilir meta 2024

NGA ILIR META – Edhe në Rusi lejohen mediat të intervistojnë kundërshtarët e regjimit në burgje…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.