Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur, Livio Varriele, ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka arritur akordin me PSG-në dhe se do t’i bashkohet skuadrës franceze.
Gazetari italian tregon se lajmin e ka marrë nga një burim në Angli dhe nuk tregon më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje që sipas tij është e mbyllur. “Hysaj është shitur te PSG”, shkruhej konkretisht në postimin e tij në “Twitter”.
Lajmi është përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat italiane dhe jo vetëm, duke bërë jehonë të madhe.