Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Biznesi në Shkodër është në një situatë shumë të vështirë. Fuqia blerëse ka rënë, qytetarët blejnë e konsumojnë më pak nga pasiguria me këtë qeveri të papërgjegjshme .
Biznesi i vogël ka nevojë urgjente për mbështetje! Pas 25 prillit, me fitoren e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim, do të nisë zbatimi i programit mbështetës për bizneset.
Alternativa e programit të Partisë Demokratike është e qartë:
Tatimi mbi pagën për të punësuarit në biznesin e vogël 9%,
Ulja e pagesës së sigurimeve shoqërore për të punësuarit në biznesin e vogël.
Shmangia e kontrolleve abuzive mbi bizneset e vogla.
100% e bizneseve të vogla do të paguajnë më pak taksa me taksën e integruar 0,5% për BV deri në 14 mln leke!