VEMENDJE! Kane kalu disa dite qe nga postimi qe bana me pyetjen “A te kandidoj per keshillin bashkiak?” dhe pak dite mbas, me doli emni ne listat e keshillit bashkiak.. Para se te marre kete vendim, une bana 3 hapa te rendesishem:
1 – Pyeta grupin tem te ngushte te EKO-s,
2 – Pyeta ne privat disa persona qe me mbeshtesin prej disa vitesh dhe pa mbeshtetjen e tyne asgja nuk kisha mujt me ba dhe
3 – Bana nji postim ne FB dhe Insta me pyetesorin “A ju zhgenjej dhe a te pranoj fresen?”.
Ju thashe keto 3 pika sepse nqs te paret do me thonin jo mos prano, sdo pyetsha dytet. Po te me thonit te dytet jo, sdo pyetsha as te tretet dhe per kete gja mqs kam pas prej koheve mbeshtetjen e tanve duke besu tek fryma dhe misioni jem, u tregova transparent me tane keto e me Ju, duke ju thane qe nuk ishte ftesa e pare dhe kete moment asht nji rast tjeter. Nga pyetesori dhe sondazhi ne keto rrjete, mora 2.723 PO qe te pranoj dhe 47 JO (nder keto Jo, 9 ishin nga ato qe nuk kishin kuptu ku te pergjigjesin me saktesi).
Pra un mora aprovimin Tuj, sikur mos ta kisha, e sigurt qe nuk do merrsha kete hap, sepse dhe kur mu ba kerkesa pergjigja jeme ishte : “Do pyes stafin dhe mbeshtetesit”.
Dhe per kete gja une Ju falenderoj per mbeshtetjen dhe insistimin Tuj qe te pranoja e te bahem zani Juj dhe ne Keshillin Bashkiak, sepse un nuk e kam pas si deshire e as ambicie kete gja, kurre!
Por pse un kisha medyshje kesaj here dhe pse pranova me mbeshtetjen tuj mbrapa? Pranova kesaj here sepse ftesa mu ba nga z.Benet Beci, tek i cili un kam shume besim, nji mik i vjeter i njoftun qe nga rregullimi i ures te Bunes apo mbrapa nga ndricimi i saj. Pranova sepse du qe ky qytet te drejtohet nga nji menaxher i suksesshem si Benet Beci i cili nuk ka pas e as ka lidhje me partite politike, pavarsisht se ishte 8 vite drejtor i FShZh me PD dhe 8 vite tjera me PS, apo edhe pse kandidon me siglen e PS. Vitet kane tregu qe te dy liderit politik Berisha dhe Rama, kane pas nevoj per menaxhimin dhe drejtimin e tij ne postet ma te tendesishem te qeverive. Ashtu dhe un kam deshire qe ne postin ma te rendesishem qe kena, te kena menaxherin ma te sukseshem te Shqipnise dhe jam shume i lumtun me shpresen qe Shkodres i erdhi dita me ba nji drejtues qe punon fort pa mbrojt interesa klasash politike, nji kryetar bashkie qe dergon projekte qeverise e jo qe merret me protesta duke mbyll dyert e qytetit me molotov e goma makinash te djeguna. Jo! Une du me e pa qytetin ne pozite. Du me ia besu qytetin personit e jo partise.
Boll kena lane qytetin nen drejtimin e njerezve politik qe primare kishin flamurin e partise te tyne e jo qytetin e Shkodres.
Arsyeja qe pranova ishte vetem kjo, qe me kontribu sa ma shume ma afer vendimarrjes, sepse kishte qe kur morme çmimin “Shoqnia Civile e vitit” apo çmime te tjera ne sondazhe rrjetesh sociale kur mora “Qytetari i vitit” etj qe cdo hera ju me sms e komente kerkoshi qe une dhe grupi jem me u fut ne bashki sepse doshi qe me punu ishtu sic punojme çdo dite me pasterti dhe ne vendin ku prej vitesh asht punu per interesa partijet.
Un per nji diçka ju jap fjalen, qe ne Keshill nuk ka shanse me ndryshu frymen teme qe kam per qytetin, e as me ndale aktivitetet e EKO Mendjes. Me mbeshtetjen prap Tuejen kam me mujt me menaxhu çdo gja me sukses. Dhe suksesi jem asht dhe e mira per Shkodren, sepse çdo iniciative ka kene per Shkodren deri tash e asgja personale. Ne keto 8 vite EKO Mendje, nji levizje e krijume pa mbeshtetje politike, fetare dhe fondacionesh, organizume 920 aktivitete te te tana fushave qe Ju i dini, ishim kaq aktiv prej dashnise qe kishim per qytetin por edhe pse qyteti renkonte dhe kishte nevoje per ndihme. Prandaj besimi u shtu nga qindra vullnetare dhe qindra e mijera mbeshtetes qofte dhe nga larg qe na niste dhe nji koment pozitiv.
Dhe per kete gja Ju falendetoj dhe Ju premtoj qe asgja nuk ka me ndryshu ne kete hap te ri. EKO Mendje ka me kene prap nji organizate e shoqnise civile e cila si gjthmone advokoi dhe organizoi protesta drejte qeverise e bashkise per çdo problem.
Une nuk jam as anetar partie i PS-se e as kam me u ba e ne Keshill Bashkiak nuk kam me mbrojt interesat e partise por vetem te qytetit. Sepse keshilltari bashkiak asht ura lidhese mes bashkise e qytetareve, e ne fakt kete e kam ba gjithmone, por kesaj here kena me jena ma vendimarres me kauzat tona te perbashketa.
Desha me shtu diçka tjeter, keto dite po lexoj ne disa komente e postime, disa profile fallco te punonjesve te bashkise dhe profile tjera militantesh qe qyteti i njef, jane kundra qe une me kandidu per Keshillin Bashkiak te PS-se dhe tash thojne me krenari qe jam socialist, ne fakt jane po keto njerz qe ishin kundra kur une delsha ne terren e pastrosha Natyren, kur mbjellshim Peme, kur kerkonim te rregulloheshin rruget, jane kundra itash e ishin atehera. Jane keto “komunista blu” te Shkodres qe prej kohesh me bajne opozite e kane harru qe opoziten me ia ba partise tyna kundershtare, sepse sa kane harxhu e harxhojne energji duke u marr me mu, te ishin marr me ate qe atyne i ja lane ne opozite.
Jane keto “komunista blu” qe prej 30 vitesh e kane lane kete qytet me u kalbe pa i interesu rinia, investimet, progresi e liria , po Liri Demokracia. Keto militante te djathte te qytetit tone jane shembulli i komunistave me demek “liri demokraci” qe nuk pranojne fjalen e lire apo qe dikush me kene me nji parti, fe apo mendim i kundert. Jane keto “komunista blu” qe kalben kete qytet duke e trajtu si “Republika e Shkodres” duke e drejtu me trashegimi familjare dhe partiake. Keto militanta blu qe ne fakt as qe kane lidhje me Lirine e Demokracine, po kalbin qytetin e revulucioneve, qytetin e poezive demokratike e revolucionare te Migjenit, patriotikes te Fishtes etj. Por Shkodra krejte ne frymen e saj ka dit me ndejt solide duke mos u ndiku nga keto “klasa” sepse ka dit me ndeshku, siç ndodhi me 2 Prill te 91-shit.
Mos te harrojne keto militanta qe kur i basha opozite qytetare drejtueses se bashkise V.Ademi, punonjesit e bashkise, deputet te PD-se dhe shume qytetar me mbeshtesnin sepse ishte nji deshtim qe ju ba ketij qyteti me keqmenaxhimin e saj. Pra rrini aty ne punet tueja e bani opoziten ku ju thot partia, nqs merreni me mu shfokusoheni dhe deshtoni si gjthmone.
Gjthss, du me kerku falje dhe disa personave tjere qe i respektoj qe nuk ishin dakort per kete hap, e jo sepse i zhgenjeva per kandidimin me PS por sepse thojne qe une nuk duhesha te perzihesha me partite. Keni shume te drejte, por ishte sinqerisht nji hap i veshtire por qe nuk ka me ma ndryshu qasjen per qytetin, absulutisht!
Ne jeten teme, per arsye ekonomike dhe shendetesore familjare, fillova me punu e ndihmu familjen qe 12 vjeç, ndoshta, e jo ndoshta por nuk u rrita si femijet tjere apo si adoleshentet tjere, nuk kisha mundesi me ba nji jete aq te mire e te shkollume si dikush tjeter, por me kalimin e viteve prej perkushtimit tem dhe zemres ne çdo gja qe baja, arrita me sakrifica vetem, krejte vetem, me kene dikushi, duke kene sportist me ekipet e Vllaznise, duke dal kampinon Shqipnie ne atletike, mandej kampinon Shqipnia ne Volejboll, trajner i ekipit te djemve dhe te vajzave ne Voliboll, kapiten i ekipit te te rritunve etj suksese tjera ne handboll e basketboll e mandej ne krijmin e EKO Mendjes qe ne fakt nuk u kriju si organizate por u kriju nji fryme duke u kujdes per moshat e treta, dashte Natyren dhe cdo gja qe na rrethonte. Thane keto siper, ne çdo hap qe kam marr ia kam dal me sukses dhe e tham kete sepse suksese ka kene ne 3 pika kryesore, sinqeriteti, zemra madhe dhe mbeshtetje e njerezve.
Dhe per kete, te keni besim tek ky hap i ri. Ne keshill gjanay e pare qe kam me kerku kane me kene 5 pika kryesore dhe z.Benet Beci mi ka premtu qe do kthehen ne realitet. Ato jane :
1- Hapja e oborreve te shkollave mbasdite si hapesire argetuese per femijet e lagjeve.
2- Ambjente te reja banimi per familjet ne nevoje, shtresave te margjinalizuara, te rinjve te dalur nga jetimorja.
3- Krijimi nji levizshmerie me te sigurte ne qytet, si : korsi biçikletash, vizim te ri horizontal dhe trotuare te sigurta per karrocat e femijeve dhe tetraplegjikeve.
4- Rivitalizim dhe investim per liqenin e Shkodres.
5- Krijime i sa me shume hapesirave te gjelberta dhe kende lojrash per femijet.
Por sa shume kerkesa te tjera do jene duke u keshillu me Ju çdo dite. Ju betohem qe nuk ka me ndryshu aspak fryma jeme per qytetin dhe EKO Mendjen, aktiv do jena çdo dite. Ju du fort! /Publikuar në Facebook nga Mirsad BASHA, pjesë e listës së PS- së për Këshillin Bashkiak Shkodër/