Edvin Kristaq Rama ne betejen e tij kunder portaleve, shkarkon gazetarin e mirenjohur, Tedi Blushi!
Te dashur miq, shkarkimin me mungese te plote transparence, i gazetarit te njohur Tedi Blushi, pavaresisht nga pozicionet e ndryshme politike qe ndajme, e konsideroj nje atentat te rende kombetar ndaj lirise e mediave ne Shqiperi nga Edvin Kristaq Rama. Tedi Blushi drejtonte Ballkanweb, njerin nga portalet me kryesore, me te lexuar te mediave shqiptare, qe per vite ka dominuar lajmin ne Shqiperi.
Ai u shkarkua duke mos i paraqitur asnje arsye apo shkak ligjor atij as dhe publikut, sipas mediave me nderhyrjen direkte te Edvin Kristaq Rames, i cili ka nje urrejtje patologjike ndaj portaleve pasi ne dallim nga mediat e tjera nuk ka arritur ta vendosi dot ne kontroll.
Shtoj ketu, se alergji ndaj portaleve ka shprehu edhe vet zonja Rama pasi sipas saj ato te pashpirta e lene pa gjume te dashurin e zemres se saj. Natyrisht, ne kete nderhyrje brutale te Edvinit dhe shkarkimin e drejtorit te BallkanWeb, nje rol te veçante ka luajtur dhe mbiemri i tij, me te cilin ai eshte ne armiqesi primitive.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt, si nje ngjarje ogurzeze per lirine e shtypit ne Shqiperi, i bej thirrje bordit te kompanise te rishqyrtoje vendimin e saj qe e demton ate dhe reputacionin e saj palcerisht.
I bej thirrje te gjitha ekipeve te portaleve, te cilat jane sot avanguarda e transparences dhe anticensures, te denojne kete akt stalinist te Edi Rames dhe ti shpallin atij lufte totale per te frenuar ofensiven e tij te çmendur kundra lirise se shtypit ne Shqiperi.
Iu bej thirrje te gjithe gazetareve, publicisteve te vendit te shnderrojne shkarkimin e gazetarit te mirenjohur Tedi Blushi, ne nje çeshtje te vertet mediatike kombetare dhe nderkombetare!