
Në internet po qarkullon një audio e këngës, ku ndër të tjera një pjesë e tekstit thotë:
“Në sy u pamë, me ty sot jam, më dridhet shpirti kur afër të kam/ ndonjëherë të mërzis, ndonjëherë të lëndoj, me ty marr frymë, me ty jetoj”
“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother.
Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’, shkruante Elgit Doda më herët në Instastory teksa njoftoi se sonte kjo surprizë do të jetë për publikun dhe Kiarën.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”. Paraditen e sotme, Luizi u shfaq i mërzitur, duke i thënë Kiarës se nuk iu realizua surpriza. Kështu, shkodrani po tenton një surprpizë brenda suprizës për të dashurën e tij.
Nëse video nuk ju hapet, klikoni mbi shkrimin “Watch on Youtube” dhe mund ta shikoni!