
Dea Mishel ka patur mundësinë sonte të çojë në televotim 3 banorë. Ky avantazh për Dean erdhi pasi ajo fitoi lojën me pyetje që Vëllai i Madh u bëri banorëve pak ditë më parë.
Dea zgjodhi që të çojë në televotim 3 persona, Luizin, Kiarën dhe Efin apo “grupin e Luizit”.
Ajo u shpreh se me këta tre banorë nuk ka patur komunikim të mirë dhe ia kanë marrë mirësinë për dobësi.
Kështu pas televotimit mes Luizit, Kiarës dhe Efit i dyti që sonte del nga shtëpia është Efi.