Skip to content
7 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Bazë e investimit do jetë akademia jonë”, flet Almiro Gurakuqi: Me gjak shkodrani në deje, ja pse dua ta marr Vllazninë…

ShkodraWeb 13 May, 2021
almiro gurakuqi vllaznia

Vllaznia eshte ne prag te privatizimit. Procesi tashme ka nisur dhe brenda nje periudhe 2-3 javore pritet te perfundoje. Tre kandidatet per ta blere ate jane Alban Xhaferi, Almiro Gurakuqi dhe firma “Joni 5 sh.p.k”.

Ky i fundit ne fakt ka bere oferten me te larte deri me tani por ende askush nuk ka dijeni se cilat jane planet e tij dhe se cfare e ka shtyre te ofrohet tek Vllaznia. Nga ana tjeter, sponsori aktual Alban Xhaferi e ka shpalosur prej kohes projektin e tij dhe nderkohe se fundi ka folur edhe kandidati tjeter, Almiro Gurakuqi.

Në një intervistë te dhene, ai tregon planet e tij dhe ku do të përqëndrohet nëse do të “blejë” Vllazninë.

– Gurakuqi, si ju lindi ideja për tu bërë pjesë e Ankandit të Vllaznisë?

Në vitet e fundit, Vllaznia ka qenë në pozitat më të ulëta që ka njohur historia e saj, megjithëse fondet nuk kanë qenë aq të pakta, por keq-menaxhimi i humbi shkëlqimin ekipit dhe krenarinë e gjithë shkodranëve.

Me gjak shkodrani në deje dhe me Vllazninë si pjesëtare e pandashme e familjes, me përvojën dhe mundësitë financiare që disponoj, unë dhe grupi që mendojmë të jemi bashkë, kishim bindjen e palëkundshme të bëheshim pjesë e këtij ankandi.

– Cili është programi juaj për Vllazninë?

Programi për Vllazninë është shumë ambicioz, është dëshira jonë e palëkundur që Vllaznia të jetë udhëheqësja model e futbollit shqiptar dhe padyshim pse jo dhe krenaria jonë jashtë kufijve, por jo me fjalë.

Bazë e investimit do jetë akademia jonë, evidentimi, rritja e formimi profesional i super talentave tanë, që në të ardhmen të përbëjnë mbi 60-70% të ekipit, shtimi e perfeksionimi i infrastrukturës sportive që të afrojmë brezin e ri drejt këtij sporti hyjnor e aq pasionant për shkodranët.

Forcimi i ekipeve zinxhirë dhe Vllaznisë B si një valvul sigurie për vazhdimësi të kampionateve me angazhim total të lojtarëve për të marrë maksimumin e përformancës së tyre.

Mirë-menaxhimi i të gjitha burimeve ekonomike nga të gjithë, dashamirës, biznesmenë të Shkodrës e përtej, që sponsorizimet ndaj Vllaznisë ti kthehen në përfitim nga spektakli e rezultatet e Vllaznisë në fushë.

– Jeni i gatshëm të shlyeni edhe borxhet, të cilat në fakt janë më të larta se çmimi fillestar i shitjes?

Si tifoz i Vllaznisë kam vite që jam në dijeni të borxhit dhe ky i fundit paradoksalisht që Bashkia akordonte shuma të konsiderueshme rritej çdo vit e më shumë.

Jam besim plotë që me mirë-administrim, por pa kërkuar mrekulli, mund të arrijmë ta shlyejmë. Mbase kjo na detyron që duhet të jemi me këmbë në tokë dhe ta heqim sa më shpejt këtë njollë të zezë të ekipit që padyshim i ul vlerat dhe reputacionin.

– Si e vlerësoni garën dhe përse duhet të fitoni ju ndaj 2 kandidatëve të tjerë?

Nuk jam në garë me asnjë, në jetë jam mësuar të jem në garë me vetën. Dua Vllazninë kampione të përjetshme që për mua dhe kur ka rënë në të parën përsëri bërtisnim Vllaznia Kampion.

I respektoj pa masë kandidatët dhe për iniciativën që nuk është e lehtë dhe pa stres. Duhet t’i vlerësoj me zemër se edhe nëse nuk do jem unë blerësi (jo pronar se i tillë do jetë çdo tifoz i Vllaznisë) të më bëjnë krenar, ashtu siç unë dua ti bëjë gjithë dashamirësit e Vllaznisë, që i kalojnë kufijtë e Shkodrës.


– Mund të na zbuloni cila ka qenë shuma që keni ofruar në hapin e parë të proçesit?

Shuma tashmë është bërë publike në media, pra 575 mijë euro. Por mund të them se është fillimi, pasi ankandi vërtet akoma nuk ka nisur.


– Besoni se proçesi i shitjes së Vllaznisë do mbyllet brenda afateve të caktuara?

Do ishte në të mirë të Vllaznisë dhe çdo kandidati blerës që të konkretizonte projektet për sezonet në vazhdim. Pra, sa më shpejt aq më mirë për këdo që do ti buzëqeshte blerja. /SportNgaBajraktari/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ndeshja Bylis- Vllaznia, mësohet emri i gjyqtarit që do të vendosë “drejtësi” në sfidën e rëndësishme…
Artikull pasardhës: “Veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës”, KLSH kallëzon në prokurori 4 zyrtarë të Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.