Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nderohet me çmimim “Mirënjohje” nga Federata e Futbollit të Kosovës

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

2

Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit 2017”, në hotelin ‘Emerald’ në praninë e mysafirëve të shumtë. Fillimisht të pranishmëve iu drejtua presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili u shpreh i kënaqur me punën e bërë gjatë vitit që e lamë pas, por tha se gjatë këtij viti FFK-në e pret një punë e madhe dhe se gjithmonë do të ketë vend për përmirësime të mëtutjeshme.

Me një përshëndetje rasti të pranishmëve iu drejtua edhe ministri i sportit, Kujtim Gashi, i cili konfirmoi edhe një herë përkrahjen për futbollin si sportin më të popullarizuar, duke potencuar se qeveria e ka vendosur sportin si prioritet dhe se shumë shpejtë do të fillojë ndërtimi i Stadiumit Nacional në Drenas.

E ftuar në të aktivitet ishte edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila u nderua me çmimin “Mirënjohje” për kontribut të veçantë nga Federata e Futbollit të Kosovës. Motivacioni ishte për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore por edhe impenjimin maksimal të strukturave bashkiake të Shkodrës gjatë qëndrimit në metropilin e Veriut të Shqipërisë të Kombëtares së Kosovës, e cila sic dihet zhvilloi ndeshjet ndërkombëtare në “Loro Boriçi”. Vlerësimi iu dorëzua Ademit nga presidenti i FFK-së Fadil Vokrri. Nga ana e saj Ademi vlerësoi çmimin e akorduar nga FFK-ja, duke e konsideruar si një vlerësim për Bashkinë e Shkodrës dhe qytetarët e saj.

Me mirënjohje u nderuan gjithashtu zyrtarët e UEFA-s, Thiery Favre, Petr Fousek dhe Bjorn Vassallo, pastaj Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata Shqiptare e Futbollit, Policia Shqiptare, Policia e Kosovës, TEB Banka, Malësia Reisen, Vala, Hotel Emerald, Digitalb, Hotel Internacional Prishtina, Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, Grupi i tifozëve ‘Dardanët”. Me mirënjohje për kontributin e dhënë për futbollin kosovar u nderuan Shefqet Thaçi, punëtor shumëvjeçar i FFK-së, si dhe përzgjedhësi i deritashëm, Albert Bunjaku. Me mirënjohje postmortum u nderuan:  Agim Maloku, Remzi Kurshumliu, Hashim Ajeti, Përparim Cermjani,  Shkëlqim Pllana, Hysen Hyseni, Rifat Ymeri, Shemsi Humolli, Emin Simnica, Maliq Lushaku, Hamit Shishko, Ramadan Hoxha, Hajrush Latifi, Hafiz Gashi, Nexhat Halimi, Muharrem Maksuti, Kadri Ahmeti, Bedri Zhubi dhe Beqir Hoxha. Me çmimin punëtori sportiv i vitit u nderua  Xhevdet Shoshi. Klubi më i mirë në futsall u shpall Liburni nga Gjakova, derisa anëtari i këtij klubi, Halim Selmanaj, u shpall lojtari më i mirë. Në futbollin e femrave klubi më i mirë u shpall Hajvalia, derisa me çmime u nderuan Zelfije Bajramaj (Hajvalia), Edona Kryeziu (Mitrovica) dhe Verona Berisha (Kosova P). Klubi më ‘Fair Play’ u shpall “Trepça ‘89”. Ky klub njëherësh e fitoi edhe çmimin e klubit më të mirë për vitin 2017. Gjyqtari më i mirë i vitit u shpall Genc Nuza, derisa trajneri më i mirë Zekirja Ramadani.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: FNSH Shkodër nderohet nga presidenti i Republikës me “Dekorata e Artë e Shqiponjës”
LAJM PAS: Instituti i Studimeve Politike publikon tabelën e deputetëve më efikas të Kuvendit

TË FUNDIT

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

59 mins ago
Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • Aktualitet

Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…

5 hours ago
DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit
  • Aktualitet

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

7 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • “Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • “Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023

44 mins ago
“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

59 mins ago
“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • Kryesore

“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…

2 hours ago
BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Kryesore

BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.