Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet jo problematike. Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shoqëruar orët e natës dhe paraditen e sotme. Sot në mëngjes është mbledhur shtabi i emergjencave pranë Bashkisë së Shkodrës dhe po ndjek situatën hap pas hapi. Jemi në gadishmëri për çdo rast.
Më në detaje ju informojmë si më poshtë:
I. Në qytetin e Shkodrës.
Situata paraqitet normale. Kopshtet, çerdhet dhe shkollat funksionojnë normalisht. Nuk kemi probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Nuk ka probleme me kullimin e rrugëve në qytet dhe rreth qytetit. Ka furnizim te rregullt me ujë të pijshëm. Ka shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në lagje të qytetit. Ka ndonjë pemë te dëmtuar apo të rrëzuar në qytet. Tela përcjellës të furnizimit me energji elektrike të popullatës kanë rënë tek sheshi i trumës së dugajve të reja. Kjo paraqitet e rrezikshme për makinat dhe kalimtarët.
II. Në njësinë administrative Rrethina:
Situata paraqitet normale. Mësimi vazhdon normalisht. Kopshtet dhe shkollat gjithashtu funksionojnë normalisht. Përmbytje të tokave apo rrugëve nuk ka. Nuk ka probleme të bllokimit të rrugëve apo në banesa. Prurjet e lumit Kir janë normale.
Mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat.
III. Në njësinë administrative Shosh:
Në te gjithë fshatrat e njësisë administrative Shosh nuk ka furnizim me energji elektrike. Deri tani situata nuk paraqitet problematike.
IV. Në njësinë administrative Bërdicë:
Në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Bërdicë mungon energjia elektrike. Shkollat, qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka probleme. Ka furnizim te rrëgullt me ujë të pijshëm. Situata, përveç mungesës së energjisë, paraqitet normale.
V. Në njësinë administrative Guri i Zi:
Ne Nj.Ad. Guri Zi deri në këto momente arsimi dhe administrata po punon normalisht. Ka patur disa herë nderprejte te vogla te energjise eletrike, por që është rikthyer pas pak minutash. Ka prezencë te ujit ne 40 ha tokë ne zonen fushore te fshatit Rrencë, toke e cila është e pa kultivuar. Ka prezencë te ujit ne aksin nacional Shkoder -Mjede.
VI. Në njësinë administrative Postribë:
Në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Postribë mungon energjia elektrike. Shkollat, qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka probleme. Situata, përveç mungesës së energjisë, paraqitet normale.
VII. Në njësinë administrative Dajç:
Në Dajç furnizimi me energji elektrike mungon ne 11 fshatra qe nga ora 03:00 am. Shkollat vazhdojn mesimin ne kushte pak te sforcuara nga mungesa e energjisë. Qendrat shendetësore jane te hapura. Tokë e permbytur kënete është afërsisht 80 Hektar
VIII. Në njësinë administrative Velipojë:
Në Njësinë administrative Velipojë, mungon energjia elektrike në të gjithë terrtiorin. Të dy hdrovoret nuk janë në punë, për shkak të mungesës së energjisë. Nuk ka toka të përmbytura. Ka furnizim te rregullt me ujë të pijshëm. Në shkolla dhe kopshte vazhdon mësimi normalisht. Qendrat shëndetësore funksionojnë normal.
IX. Në Njësine administrative Shalë:
Aktualisht ka reshje shiu dhe fryn shumë erë. Fëmijët nuk e kanë frekuentuar sot shkollën për shkak të motit të keq. Mësuesit janë paraqitur në shkollë. Qendra shëndetësore është e mbyllur. Personeli nuk është paraqitur në punë. Nuk ka furnizim me energji elektrike. Ka furnizim te rregullt me ujë të pijshëm. Gjatë natës ka patur reshje të pakta bore. Aksi i rrugës është i kalueshëm. Sot makina dhe furgonë kanë kryer transport të pasagjerëve. Ka vërshime të përrojve për shkak të reshjeve në të gjithë njësinë administrative Shalë.
X. Në njësinë administrative Ana e Malit:
Në njësinë administrative Ana e Malit, janë përmbytur rreth 50 ha tokë (fusha e Muriqanit).
Kjo për shkak të përroit të përbashkët me Malin e zi. Probleme të tjera nuk kemi. Shkollat funksionojnë rregullisht. Nuk ka furnizim me energji elektrike. Ka furnizim te rregullt me ujë të pijshëm.
XI. Në njësinë administrative Pult:
Në te gjithë fshatrat e njësisë administrative Pult nuk ka furnizim me energji elektrike. Deri tani situata nuk paraqitet problematike.