Bashkia Malësi e Madhe ka organizuar sot ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për: Z.Kadri Ujkaj, me motivacionin: “Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkëkohor, si kritik letrar dhe arsimtar i dalluar në shumë shkolla dhe institucione arsimore, duke lartësuar kurdoherë trevën tonë Malësi e Madhe.”
Z. Dakë Keqaj, me motivacionin: “Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkëkohor, si sportist e poet, specialist i shëndetësisë dhe humanist me vlera të mëdha njerëzore, duke lartësuar kurdoherë trevën tonë Malësi e Madhe.”
Z.Fadil Hasmujaj me motivacionin: “Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkëkohor, si arsimtar dhe drejtues i dalluar në shumë shkolla dhe institucione arsimore, duke lartësuar kurdoherë trevën tonë Malësi e Madhe.”
Z.Vlash Linadi, me motivacionin: “Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkëkohor, si arsimtar dhe drejtues i dalluar në shumë shkolla dhe institucione arsimore, duke lartësuar kurdoherë trevën tonë Malësi e Madhe.”
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm intelektualë, shkrimtarë, poetë, ish- sportistë, historianë etj nga Malësia e Madhe dhe më gjërë. Kryebashkiaku Tonin Marinaj dhe deputeti Pavlin Sterkaj vlersuan lart kontributin dhe vlerat e intelektualëve malësorë.