Bashkia Malesi e Madhe ka te miratuar tashme master- planin e zhvillimit te territorit. Ai ka kaluar ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, i cili e ka miratuar unanimisht ate. Ne faqen zyrtare ne Facebook te Bashkise Malesia e Madhe, lexojme: “Malësia e Madhe në plan të parë. Menduam për dy dekadat e ardhshme duke i dhuruar trevës sonë Master Planin. Tani Malësia e Madhe do ecë drejt zhvillimit me rregulla të përcaktuara qartë.
Faleminderit këshillit bashkiak i cili unanimisht miratoi Planin e Përgjithshëm Vendor duke i garantuar Malësisë së Madhe zhvillim dhe mirëqënie.
#Më_afër_se_kurrë_Malësisë_që_duam”. Kjo ngjarje e rendesishme, eshte shoqeruar edhe me fotot e publikuara, ku shihet qarte unanimiteti i miratimit te master- planit.