Kreu i Bashkisë Durrës, i është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi ky i fundit në nj takim me banorë në Durrës tha se Xhafaj u shkarkuar se nuk arrestoi Vangjush Dakon.
Dako në një postim në Facebook, shkruan “Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s’e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë!”
POSTIM I PLOTË I DAKOS
O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf.. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s’e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!