Anëtarësia e Partisë Demokratike i besoi Lulzim Bashës një tjetër mandat katër vjeçar dhe ai nuk ka humbur kohë për nisur aksionin opozitar.
Konfirmohet për BalkanWeb se kryeopozitari në mbledhjen e parë me deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit iu ka dhënë atyre disa porosi të qarta.
Ai ka deklaruar se të gjithë sëbashku do nisin një tur special në të gjithë vendin.
“S’kemi asnjë vizion, asnjë të përbashkët me PS. Do bëjmë opozitë frontale. Nuk ka asnjë kompromis dhe asnjë flirt me Ramën”,- mësohet të ketë thënë ai.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!