Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Bardulla: Drejt Kamzës vetëm për fitore! Ne jemi Vllaznia!

ShkodraWeb 15 October, 2017
bardulla840

Sfida e nesërme ndaj Kamzës konsiderohet shumë e vështirë megjithatë në kampin shkodran jo vetëm që e kanë vlerësuar seriozisht atë por edhe ka optimizëm për kalimin me sukses. Njëri prej futbollistëve të këtij ekipi, pikërisht mesfushori Florind Bardulla para gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, e ka deklaruar këtë gjë kur ka thënë:

“Kamza vërtetë konsiderohet një skuadër e fortë sidomos në fushën e saj megjithatë tregoi se di të fitojë edhe jashtë e këtu i referohem fitores së fundit në Gjirokastër. Megjithatë ne jemi Vllaznia dhe Kamza nuk mund të krahasohet me ne, jo vetëm për emrin dhe historinë por edhe për përbërjet që kanë dy ekipet aktualisht. Gëzojmë një formë të mirë sportive, kemi prodhuar lojë në këto pesë ndeshjet e para dhe nëse nuk kemi marrë pikët e duhura, kjo ka ardhur prej gabimeve tona. Shpresojmë t’i korigjojmë këtë herë dhe të kthehemi me tre pikë nga ky takim”. Duket disi e palogjikshme që Vllaznia të kërkojë fitore jashtë fushe kur në fakt ajo në dy ndeshjet që ka luajtur këtë kampionat në Shkodër, ende nuk e ka gjetur fitoren. Për Bardullën ky është një kampionat disi i çuditshëm e prandaj ai shton: “Në kampionatin e sivjetëm, secila skuadër mund të fitojë në Shkodër dhe po ashtu, edhe Vllaznia mund të fitojë në çdo fushë tjetër. Kështu mund të veprojë edhe çdo skuadër tjetër. Për këtë arsye, ne do kërkojmë fitoren në Kamëz duke shpresuar që gjithçka të jetë fair-play si me arbitrimin ashtu edhe me faktorët e tjerë që ndikojnë në mbarëvajtjen e ndeshjes”. /shkodrasport/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Aksident i rende ne Itali, humbet jeten shqiptari 34 vjecar, shpeton femija (emri)
Artikull pasardhës: Soset durimi tek Vllaznia, administratori Gjyrezi: Situate e patolerueshme, me Kamzen vetem fitore!

TË FUNDIT

policia shkoder 1

Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.