Thomas Strakosha është njeriu i ndeshjes në supersfidën Juventus-Lacio të përfunduar pak çaste më parë. Në takimin që skuadra e Lacios fitoi me rezultatin 1-2, portieri shqipat priti një penallti në minutën e 94-et të akorduar nga gjyqtari pasi u konsultua me sistemin “Var”. Si pasojë vjen edhe humbja e parë në kampionat për bardhezinjtë pas javës së 8-të.
Kujtojmë që ndalesën e parë Juventusi e pati në Bergamo kundër Atalantës me rezultatin 2-2 falë një penalltie të pritur në fund nga portieri Etrit Berisha. /balkanweb/