Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Balaj nuk ka ardhur për të bërë golashënuesin”, Josa flet pas humbjes së Vllaznisë në shtëpi: I luajtëm ‘ja ku na ke, hajde na marko’

ShkodraWeb 1 month ago

Mirel Josa e ka cilësuar humbjen e Vllaznisë së tij sot përballë Kastriotit si një interpretim të gabuar të lojës nga ana e ekipit, që ia bëri të thjeshtë krutanëve fazën mbrojtëse.

“E kam thënë që duhet të bësh llogaritë pasi të mbarojë ndeshja. Normalisht unë nuk shoh çfarë bëjnë ekipet e tjera, por çfarë bëjmë ne. Nuk e zgjidhëm siç duhet pjesën e parë, edhe te goli i Kastriotit duhej të kishim rreshtim më të mirë. Sa i përket jo mbrojtjes, por mesfushës dhe nga aty erdhi pasimi nga i cili erdhi goli. Mund të them që ishin vendosur katër në mbrojtje dhe ata në mesfushë nuk ishin në rreshtimin e duhur. Në aspektin sulmues, kur merrnim topin duhet të ndërtonim nga mbrapa, bëmë diçka nga krahu i majtë. Por nga i djathti ishim në presion të kundërshtarit. Nuk shfrytëzuam zonat me Jonuzin, disa herë bëri mirë Marku, por ne i luajtëm Kastriotit në mënyrën ”Ja ku na ke dhe hajde na marko”.

Nuk është problemi se çalon ekipi në sulm. Kemi dy sulmues të gjatë, Bekimin dhe Kaina, edhe të tjerët, Hoxhaj është një lojtar i cili për mendimin tim mund të përdoret edhe në krah, se aty ka luajtur dhe ka dhënë rezultat, por nuk është lojtar klasik krahu. Këta janë tre sulmuesit kryesorë, nuk është problemi i sulmit, por mënyra se si do të sulmojmë. Sot dy lojtarët e mesfushës, qoftë edhe një gjendje jo e mirë e Liridonit, na bëri të mos ishim shumë formues në gjendjen e sulmit se Balaj luftonte me dy qendërmbrojtësit dhe duhej ta mbështetnim më mirë, sidomos kur dilnim me anësorët, Bulatoviç e Kruja.

Nuk ka nënvlerësim. Nëse do të kapësh lojtarët e Kastriotit, janë ata që kanë treguar veten e tyre, ka lojtarë të mirë, cilësorë, duke filluar nga Mehmeti, Mihana, Rexhinaldo apo Greca. Në momentin e golit, presioni ynë nuk ishte ai që duhej te lojtari kryesor i tyre, te Mehmeti. Duhet të shkonim më mirë te kundërshtari, ose si vendndodhje. Sa i përket problemit se ishte organizuar Kastrioti për t’u mbrojtur, ishte me dy të shpejtë në krahë si Mihana dhe Greca të cilët në të dy faza na vunë në probleme. Nuk mund të them se është problem nënvlerësimi, është se duhej të luanim në pozicione më të drejta për të organizuar sulmin tonë. Duhej të ndërronim lojën më shpejt nga një krah në tjetrin, të qarkullohej topi nga mbrojtja dhe mesfushorët, për këto probleme duhe të punojmë më tepër.

Balaj? Futbollisti është shumë korrekt në të gjithë drejtimet, problemi është që nuk ka ardhur Bekimi që të bëjë golashënuesin e skuadrës, por për të pasur një zgjidhje normale sepse kishim vetëm Kaina këtu si qendër. Ishte Aralica i cili nuk është më në skuadër, erdhi Bekimi dhe ai është lojtar i vlefshëm për çdo skuadër besoj, Puna është se si do ta shfrytëzojmë dhe mbështesim Bekimin që të shënojë. Ka kohë. Sa i përket gjendjes fizike, është shumë e mirë. Nuk është që skuadra duhet të luajë për Bekimin, por Bekimi për skuadrën, që e bën. Por duhet të ketë mbështetjen nga shokët e skuadrës, duhet të rritim cilësinë e pasimeve dhe kohën e lëvizjes”, tha Josa për “Oversport” në mbyllje të duelit.

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Kastrioti siguron 3 pikë “të arta” për mbijetesën, mund në Shkodër Vllazninë pretendente…
LAJM PAS: “Prish koalicionin me…”, Evi Kokalari këshillon Sali Berishën: Nëse do të fitosh zgjedhjet ja çfarë duhet të bësh…

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.