Avokat Genc Gjokutaj tha se vrasja e Artan Santos ishte një vrasje për shkak të funksionit të tij si bankier. Në studion e 360 Gradë, Gjokutaj tha se vrasja në derën e bankës së tij ishte një mesazh për të.
Gjokutaj: Vrasja e Santos është një vrasje për shkak të funksionit të tij si bankier. Sipas kriminologjisë vrasje te dera e bankës tënde nuk është problem personal. Ai është një mesazh që goditësi i jep, që nga mënyra e ekzekutimit vrasje është e lidhur me bankën.
Zheji: Kjo është vrasja më spektakolare
Gjokutaj: Atë mund ta vrisnin në një lokal. Por ky ishte një mesazh që i është dhënë.