Kryeministri Edi Rama thotë se plagosja e Bledar Okshtunit në zyrën elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik. Në një status në rrjetet sociale, Kreu i Qeverise hedh poshtë pretendimet se autori është militant i PS, madje Rama shkon më tej duke thënë se është mbështetës i PD.
Rama kishte edhe një mesazh për Lulzim Bashën, kur tha se duhet të largohet nga Meta dhe Berisha.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman”, shkruan Rama.