Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Astrit Patozi analizon ministrat e PD ne qeveri: “Krushqit teknikë kanë “ngrirë”

ShkodraWeb 1 August, 2017
IMG_2491
Nga Astrit PATOZI
Shumica e demokratëve janë të mërzitur me mbijetesën e sforcuar të ministrave teknikë në qeverinë e Edi Ramës, ndonëse zgjedhjet kanë më shumë se një muaj që kanë mbaruar. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë se për çfarë shërben kjo bashkëjetesë paqësore nën të njëtën çati me Noriegën e shtetit të narkotrafikut, ndërkohë që po u thuhet se duhet të përgatiten për një dimër të fortë në opozitë.
Ka pasur shumë justifikime deri tani për ta përligjur “qëndresën” e tyre në shtëpinë e kundërshtarit, por asnjëri prej tyre nuk bind kërkënd.
Më i “qëlluari” ngjan të jetë ai i Lulzim Bashës, sipas të cilit ata do të largohen, kur të mbarojnë së përpiluari raportet. Ndonëse asnjëherë nuk është thënë se për çfarë gjetjesh apo raportimesh bëhet fjalë. Dhe se çfarë zbulimesh për të demaskuar zgjedhjet e vjedhura dhe të blera mund të priten, ndërkohë që vetë Partia Demokratike, në dirigjimim e personalizuar të Bashës, nuk ka bërë asnjë denoncim, si gjatë fushatës, ashtu edhe ditën e votimeve.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishte dhënë Artan Fuga, në një analizë ironike, ku e vërteta dhe groteskja rrinin shumë mirë bashkë. Ndaj edhe nuk po i shtoj gjë, sepse kam frikë se e prish.
Por ka edhe një pretendim tjetër, sipas të cilit, edhe ministrat e LSI-së nuk po ikin, ndaj nuk ka arsye përse të nxitojnë këta tanët.
Pyetja e parë që të vjen ndërmend është se kur na qenka shndërruar LSI-ja në një model, që duhet ndjekur për Partinë Demokratike? Por më e rëndësishmja, duam apo nuk duam ne, ministrat e Ilir Metës në qeverinë e Edi Ramës kanë status tjetër. Jo thjesht se nuk janë teknikë, si këta tanët. Por se janë në vijim të një marrëveshjeje 4-vjeçare, e cila skadon në shtator. Të mos harrojmë se vetëm një muaj e gjysmë më parë LSI ishte ende mazhorancë. Në opozitë e nxori marrëveshja e 18 majit, kur ajo u zbatua përpikmërisht më 25 qershor.
Natyrisht, edhe ata mund të dorëhiqeshin, sepse ka ndryshuar shumë konteksti politik pas zgjedhjeve. Por nëse ikja apo qëndrimi i tyre mund të hajë debat, kjo rezistenca e teknikëve tanë në qeverinë e Partisë Socialiste nuk ka ku mbahet gjëkundi.
Në këtë pisk vape të gushtit, ajo i rrit më shumë temperaturat, edhe pa këtë të ndezura, në çadrën e Partisë Demokratike.
Dhe kam bindjen e plotë, se pas asaj humbjeje dërrmuese në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe sidomos pas farsës së demaskuar tashmë të 22 korrikut, “ngrirja” i ministrave teknikë në kabinetin e Edi Ramës, do të jetë një tjetër rekord negativ në CV-në e sfilitur politike të Lulzim Bashës.

Post navigation

Previous: Ndahet nga jeta ish- ambasadori i Shqiperise ne Vatikan
Next: Operacion anti- droge, te shtena me arme ne kryeqytet

TË FUNDIT

gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
berisha fuga 2026

NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…?

ShkodraWeb 8 May, 2026
zjarr landfild bushat 2026

OPINION – Zjarri në landfild Bushat as i pari e as i fundit, e verteta e administrimit të tij si ndërmarrje…

ShkodraWeb 20 April, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.