Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi u kap me një sasi të madhe kokainë. Sipas mediave italiane i arrestuari është Ergo Koçi, të cilat policia i gjeti 5 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë. Shqiptari i pikas kur ishte i ulur në një lokal dhe më pas policia e ka ndjekur deri në momentin e arrestimit.
Droga me një vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro ishte fshehur brenda tubit të ajrit të kondicionerit të makinës. Policia sekuestroi drogën, ndërsa vuri në pranga shqiptarin, i cili pritet që brenda disa ditëve të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.