Arrestohen 2 shqiptare dhe nje grek, futen ne token helene 26 kg droge

Dy shtetas shqiptarë, si dhe një shtetas grek, janë arrestuar në rrethinat e Selanikut, me akuzën se kishin sjellë nga Shqipëria në Greqi një sasi të konsiderueshme droge, me qëllim trafikimin në tregun vendas. Sipas policisë, dy shqiptarët, mashkull e femër me moshë respektivisht 38 dhe 45 vjeç, si dhe greku 27 vjeçar, kishin braktisur një automjet në zonën e Follorinës.
Brenda mjetit policia gjeti një sasi droge të llojit kanabis, të ambalazhuar në 35 paketa. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 26,5 kilogramë. Policia sekuestroi veç mjetit ku ndodhej droga, edhe mjetin me të cilin të arrestuarit po udhëtonin në momentin e ndalimit të tyre. /EXPRESS/