Zbardhet goditja e mjekut, agresori e akuzonte per mjekim jo te duhur bashkeshortes

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Me datë 29.07.2017, ora 12.20 është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi B. G. 31 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” me detyrë doktor, kirurg në Spitalin Rajonal Shkodër. Në kallëzimin e bërë, shtetasi B. G, ka sqaruar se i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon, shtetasi A.K dhe i ka kërkuar të takohet me të. Pasi e ka takuar shtetasin A.K, 45 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, ky shtetas e ka goditur me grushta, me pretendimin se bashkëshortja e tij nuk ka marrë mjekimin e duhur nga ana e doktorit por i kishte dhënë një rekomandim për mjekim në QSUT. Nga shërbimet e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit të lartpërmendur. /ShkodraWeb/