Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Arrestimi i shqiptarit “Abdul Qawii”, SHBA falënderon policinë shqiptare: Falë jush kapëm njeriun e ISIS

ShkodraWeb 22 February, 2018
qawiii

Pas arrestimit në maj 2016 në SHBA të shqiptarit Sajmir Alimehmeti i njohur si “Abdul Qawii” dhe pranimit të tij në gjykatën e Manhatanit se është një mbështetës i ISIS, ka reaguar Prokurori i SHBA -së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, i cili falënderon Policinë Shqiptare për bashkëpunimin.

Përmes një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Geoffrey S.Berman dhe Zv/Ndihmësprokurori i Përgjithshëm për Sigurinë kombëtare Edward C.O’Callaghan, njoftuan se Sajmir Alimehmeti, i njohur edhe si “Abdul Qaëii”, u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS), si dhe për falsifikimin e pasaportës me qëllim lehtësimin e një veprimi terrorizmi ndërkombëtar.

Prokurori i SHBA -së për Manhatanin citon se: “siç e pranoi në gjyq sot, Sajmir Alimehmeti bëri tentativa për të udhëtuar jashtë vendit për të mbështetur fushatën e terrorit të ISIS-it. Ai bleu gjithashtu armë luftarake dhe ndihmoi një person tjetër që të gjente dokumente udhëtimi, pajisje dhe teknologji koduese (enkriptimi) për të luftuar me ISIS-in në Siri.”

Alimehmeti, 24 vjeç, banues në Nju Jork, rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg. Berman dhe O’Callaghan lavdëruan përpjekjet e jashtëzakonshme të Task-Forcës së Bashkuar ndaj Terrorizmit të FBI-së në Nju Jork, e cila përbëhet kryesisht nga agjentë të FB-së dhe detektivë nga Policia e Nju Jorkut.

Berman falënderoi Seksionin e Kundërterrorizmit në Divizionin e Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Policinë e Shtetit të Shqipërisë dhe Komandën Kundër Terrorizmit në Shërbimin e Policisë Metropolitane të Londrës, Mbretëria e Bashkuar.

Nderkohe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerësoi strukturat e Drejtorisë së Anti-terrorit për bashkëpunimin me partnerët e SHBA-së në këtë çështje./balkanweb/

Post navigation

Previous: Goditja dhe kercenimi i trainerit Gjoka, reagon Bashkia Shkoder dhe Vllaznia: Mund te jete e qellimshme…
Next: Nuk do na besoni sa i kushton vetëm shalli Marina Vjollcës (Foto)

TË FUNDIT

Phantom 3500 2025

FOTO – 4000 km në orë, nga Londra në Nju Jork për 1 orë e gjysëm, njihuni me avionin “Phantom 3500”

ShkodraWeb 15 October, 2025
b21 raider avion 2025

FOTO – Avionët B-21 Raider, lufta dhe jeta e pilotëve ndryshon me gjeneratën e re të bombarduesve amerikanë

ShkodraWeb 27 June, 2025
posta mesazhe mashtruese 2025

“Kujdes! Mesazhet në emër të Posta Shqiptare janë mashtrim”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron

ShkodraWeb 8 June, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.