Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Arrestimi i grabitesit 27- vjecar te bizhuterive ne Shkoder, te dhunuarat rrefejne tmerrin e perjetuar

ShkodraWeb 23 October, 2017
grabitjeShkod

Nga Senad Nikshiqi

Ishte kthyer në tmerrin e grave të Shkodrës, pasi i grabiste duke u hequr dhunshëm nga qafa varëset e floririt.

Shtetasi Kolë Prroni, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina, ka rënë në prangat e policisë. Sipas të dhënave hetimore, 27- vjeçari ka dy vjedhje të dokumentuara brenda pak ditëve në Shkodër.

“Kolë Prroni, më datë 1 tetor të këtij viti, në lagjen ‘Vasil Shanto’ i ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri shtetases me inicialet L.P., e cila nuk e përjetoi aspak mirë, duke pasur shqetësime nga gjendja emocionale. Autori arriti të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar policisë”, bëri të ditur Policia e Shkodrës.

Sipas burimeve të Policisë, dyshohet se Prroni është autor edhe i ngjarjes së ndodhur më 16 tetor të këtij viti në lagjen “Vojo Kushi”, teksa i ka vjedhur me dhunë nga qafa një varëse floriri shtetases me inicialet D.P.

Kjo e fundit, pas vjedhjes me dhunë, është traumatizuar, ndërkohë që autori u largua me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas dy vjedhjeve të ndodhura në një hark kohor prej 15 ditësh, uniformat blu janë vënë në kërkim të autorit të ngjarjeve, duke dyshuar se është i njëjti person që i ka kryer ato.

Policia, pasi ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë në të dyja ngjarjet, ka arritur të identifikojë se autor i dy vjedhjeve është 27-vjeçari. Pas identifikimit, Policia ka bërë arrestimin e shtetasit Kolë Prroni, i cili akuzohet për veprën penale “vjedhje”. Vjedhjet në Shkodër janë kthyer në një fenomen shqetësues qoftë në rrugë, por edhe në banesa, edhe pse 3 muajt e fundit Policia ka goditur disa grupe dhe individë që kryenin vjedhje e grabitje në qytetin e Shkodrës dhe njësitë administrative përreth.

Sipas të dhënave të Policisë, në momentin e arrestimit i riu ka tentuar të mohojë krimet për të cilat akuzohet. Por i gjendur përballë provave dhe pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e subjekteve përreth vendngjarjeve, ai është detyruar të pranojë gjithçka.

Ndërkaq, burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nuk përjashtojnë dyshimet se 27-vjeçari të jetë i implikuar edhe në disa ngjarje të tjera të ngjashme, kryesisht vjedhje që kanë ndodhur kohët e fundit në Shkodër. Këto ngjarje janë në hetim, pasi deri më tani nuk ka prova konkrete që t’i adresohet atij autorësia.

Policia ka marrë në pyetje dy gratë e dëmtuara, të cilat kanë deponuar se kanë qenë duke ecur normalisht në rrugë, kur krejt papritur një person i panjohur për to është afruar dhe i ka sulmuar duke u hequr dhunshëm varëset e floririt nga qafa. Ngjarjet kanë ndodhur në mes të ditës dhe në zona të populluara. Por pavarësisht kësaj, i riu nuk është stepur për të kryer qëllimin e tij. Pas vjedhjeve me dhunë, ai i shiste varëset me një çmim disa herë më të lirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Shperthen ne Top Channel, iken moderatorja e “Pasdite” Jonida Shehu, TCH e padit per prishje imazhi
Artikull pasardhës: Ceshtja “Tahiri”, Kryemadhi dhe Vasili perseri ne zyren e Bashes ne PD

TË FUNDIT

bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.