“Arratisja” e dytë e Kanto Zefaj…

Puna e një punonjësi të mediave në Shqipëri, është një ekspozim permanent përballë rrezikut, i cili shkon deri në atë pikë sa nuk mund të jetosh më në vëndin tënd!

Ky paradoks po ndjek hap pas hapi secilin nga ata gazetar, kameraman të cilët synojnë që të nxjerrin të vërteten në shesh. Investigimi për tema të caktuara ka kostot e veta, e kur ky investigim kompromentohet atëherë rreziku është shumë i lartë, sa kërcënohen edhe me jetë. Madje as familja nuk është më e sigurtë! Kërcënimet shkojnë deri aty sa ndiqen fëmijët edhe në shkollë.

Kjo është një histori e treguar përciptazi, një ngjarje e cila e detyron Kanto Zefajn të “arratiset” për të dyten herë larg Shqipërisë. Kësaj radhe për të shpëtuar familjen e tij, duke braktisur çdo gjë, punën, shtëpinë dhe gjithcka ka investuar si kameraman e gazetar në media nga viti 1996 e këndej! Detyra e gazetarit është të hulumtoi të zbuloi për gjitha ngjarjet që ndodhin në zonen tonë, vendi ynë i cili është kthyer në një zonë “atraktive” për trafikantët e ndryshem, ku nuk mungojnë as vrasjet as trafiqet e ndryshme si ato të lëndëve na.rkotike, ar.mëve dhe qënieve njerëzore!

Kanto Zefi, i shtyrë nga kurioziteti i çdo reporteri, hetimin e tij e ka nisur me zbulimin e vra.sjeve të bujshme që kanë ndodhur në zona të ndryshme të Shkodrës. I angazhuar me disa media si kameraman ka shkuar deri në zbulimin e plantacioneve të ka.nabisit në zonën e Dukagjinit. Investigimi i të cilit ka çuar në gjurmët e një rrjeti të gjërë të lidhur me segment të caktuar në Policinë e Shtetit, të cilët e kishin të shtrirë aktivitetin e tyre edhe ne trafik të qenieve njerëzore në drejtim të BE-së por edhe në drejtim të Kontinentit Amerikan.

Ndjekja e rrugës së zbulimit përmes burimeve nga segment të caktuar brenda grupit kr.iminal, por edhe brenda policisë, ka nxjerrë zbuluar investigimin e tij. I ndodhur i vetëm në këtë betejë, ku kërcënimet përveç se verbale, kanë shkuar deri në futjen në shtëpinë e tij duke kërcënuar gruan dhe fëmijët. E ndërsa fëmijët e tij të cilët përcilleshin në shkollë nga vetë Kantoja vëzhgoheshin, duke e kërcënuar me anë të postimit të fotove nga numra të pa identifikuar në “Viber” dhe në “Whatsapp”.

Kërcënimet dhe presionet kanë vijuar disa javë, deri sa dhjetë persona të cilët po vëzhgonin lëvizjet e tij, nën kërcënimin e ar.mëve i kanë zënë pritë në qëndër të qytetit të Shkodrës, falë ndërhyrjes së dy personave të njohur me dy palët konflikti për momentin është shuar. Por situata është tensionuar edhe më tutje. Mjeti i tij tip “Golf 2” të cilin edhe pse të shitur, i është vënë flaka. Një rast edhe pse i denoncuar në policinë e Shkodrës nuk është bërë prezent asnjëherë, madje, në policinë e Shkodrës nuk është nisur as hetimi rreth këtij rasti, por është mjaftuar me një raportim, shkak ka qenë defekt në rrjetin elektrik.

ShkodraWeb Channel

Nën presionin e vazhdueshëm për mbrojtjen e jetës familjes së tij, dhe duke mos gjetur asnjë mbështetje as nga segment i shtetit, por i braktisur totalisht dhe i dekonspiruar, është detyruar të largohet së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët larg Shqipërisë! Duke braktisur çdo gjë, për të cilën ka investuar për vite me vitë. Me një punë të rregullt në Top Channel, ndërsa bashkëshortja punonjëse mirëmbajtjeje në Radio Shkodra, detyrohen të hedhin pas krahëve çdo gjë dhe të kërkojnë një jetë të re, e gjitha për shkak të sigurisë fizike.

Denoncimet e tij kanë qenë të njëpasnjëshme pranë organeve ligjëzbatuese por asnjëherë nuk është ndërmarrë asnjë hap në drejtim të ruajtjes së tij. Çdo gjë është mbuluar me heshtje, e cila është e frikshme!

Kanto Zefaj për herë të parë u arratis nga Shqipëria në gusht të vitit 1990, në drejtim të Malit të Zi për të kërkuar strehim në ndonjë vend të perendimit. U mbajt për 2 vite në Padinska Skela në Beograd, dhe nën kërcënimin e regjimit Serb të Millosheviçit, rikthehet në atdhe, për të vijuar punën e tij.

Me hapjen e medias së parë lokale në Shkodër, ai nis punën si kameraman, e duke vijuar kështu duke qenë një nga më aktivet në fushën e medias. Duke mbuluar gjitha ngjarjet e tmerrshme të atyre viteve që pasuan, si viti 1997, Varrimi i Azem Hajdarit në vitin 1998 e deri më sot. Puna e tij si bashkëpunëtor i shumë mediave në Shqipëri, lokale e kombëtare, ka çuar deri në bashkëpunimin e mediave prestixhoze si National Geografic, apo edhe media tjera ballkanike.

Njohës i mirë i gjuhës serbe dhe gjermane kanë qenë avantazhet që Kanto Zefaj ka pasur si bashkëpunëtor i tyre. Kërcënimet e fundit kanë qenë të papërballueshme për Kanto Zefajn pasi vihej në rrezik jeta e fëmijeve dhe bashkëshortes së tij, por edhe të afërmeve tjerë, e detyruan të largohet përfundimisht nga Shqipëria. Kanto Zefaj është shembulli tipik ku e “treta e vërteta” nuk ka domethënie, pasi ai u braktis në rrugen e tij të zbulimit të vërtetës. Jeta nuk vlen asgjë pa të vërteten, por jeta e fëmijëve është shumë e shtrejtë. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel

Open

Close