Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg kreun e grupit të prostitucionit Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, si dhe 7 anëtarët e tjerë të grupit të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Balerina’.
Tota kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, por gjykata e ka refuzuar duke e lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për 50 vjeçarin banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Gjyqtarja e çështjes Izabela Radovani ka dhënë dorëheqjen.
ARRESTMI
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.
Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:
– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.
– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.
Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.
Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
• Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
• Një armë zjarri pistoletë.
• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.