Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ “Rama është paralajmëruar, a do dorëhiqet apo do bëjë lëshime? Opozita duhet të vendosë nëse…”

ShkodraWeb 4 years ago

Data 30 qershor, kur është dekretuar mbajtja e zgjedhjeve vendore, po afrohet me shpejtësi të shtuar si një shkëmb herë i mbiujshëm, herë i nënujshëm në kursin e anijes zgjedhore. A do të marrë pjesë opozita që ka djegur mandatet? Kjo është e panjohura e madhe që ka filluar të masë që tani kohën politike të periudhës.

Me kërkesën e prerë “nuk shkojmë në zgjedhje me Ramën kryeministër” dhe me aktin e djegies së mandateve në mbështetje të kësaj kërkese, opozita e ka ngushtuar ndjeshëm hapësirën e fleksibilitetit për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte zhvillimin normal të zgjedhjeve. E ka ngushtuar për vete, e ka ngushtuar edhe për shumicën qeverisëse, edhe për partnerët ndërkombëtarë. Të gjithë në një farë mënyrë janë të shtrënguar të luajnë prerë.

Opozitës i duhet ta vazhdojë betejën me protesta. Ajo mund t’ia dalë në momentin kur synimi i saj për largimin e Ramës përqafohet në atë shkallë sa të paralizojë qoftë edhe për një ditë apo për disa orë jetën shoqërore, ekonomike, kulturore, sportive etj., në pjesën më të madhe të territorit kombëtar. Një protestë e tillë e kudogjendur dhe sa më plebishitare e rrëzon kryeministrin si gjethen në vjeshtë. Ai ikën njëherë e mirë pas kësaj.

A mund të mbledhë opozita një konsensus popullor kaq të gjerë rreth kërkesës së saj kryesore? Kjo është sfida e saj. Por nuk është e thënë që kryeministri të presë një protestë që e flak. Ai mund të japë dorëheqjen pa qenë i detyruar. Thënë ndryshe, pa imponim. Këto lloj dorëheqjesh motivohen nga një kompleks i arsyeshëm që lidhen me zhbllokimin e ngërçeve, shmangien e konflikteve, zvogëlimin e dëmeve, kapjen e shanseve për vendin etj. Prapa tyre shohim zakonisht pragmatistë me vizion shtetarësh. Nuk e di sa i gatshëm është Rama të konsiderojë një dorëheqje të tillë që të vetët, në rrethanat e sfidës së pagjasë që i ka hedhur opozita, do t’ia lexonin më shumë si kapitullim sesa si hapje vizionari. Edhe kjo mbetet për t’u parë në evoluimin e përplasjes. Rama e kontrollon partinë, ky fakt e ndihmon qoftë kur bën hapa prapa, qoftë kur tregohet intransigjent. Nuk përjashtohet mundësia që ai, pavarësisht se çfarë thotë për konsum politik, ta dojë një marrëveshje që i heq timonin e qeverisë në këtë fazë, por e mban në lojë si protagonist politik dhe e komforton për të nesërmen, siç ka ndodhur zakonisht me marrëveshjet politike në Shqipëri. Por që të shkojë drejt një marrëveshjeje të tillë, atij i duhet të mos ketë përplasje dhe të jetë në një gjatësi vale me partnerët ndërkombëtarë që janë pjesë e trepolaritetit të skenës sonë politike. Kjo është një hamendje.

Por nuk është hamendje që ndërkombëtarët nuk po shtyjnë për një marrëveshje, siç kanë bërë herë të tjera. Madje ndihmëszëvendëssekretari i shtetit Palmer bëri të kundërtën gjatë vizitës së tij në Tiranë javën e shkuar, kur tha se nuk është përgjegjësi e qeverisë të tërheqë opozitën në zgjedhje. Mund të jetë akoma shpejt për një qëndrim ndryshe. Por mund të ndodhë edhe tjetra, që ndërkombëtarët t’i qëndrojnë strikt deri në fund pikëpamjes së tyre në lidhje me djegien e mandateve dhe të mos promovojnë një marrëveshje, që në fund të fundit do të jetë një prodhim allaestablishment. Ndërkohë që përparësia e tyre e kësaj periudhe është arkivimi sa më shpejt i drejtësisë së sotme tranzitore dhe nisja sa më shpejt e drejtësisë së re që do të luftojë me ligj në aulën e gjykatës korrupsionin në sferat e larta.

Opozita thotë një gjë që është vërtet antiestablishment, kur e përjashton shkuarjen në zgjedhje me një marrëveshje me Ramën. Asaj i duhet të marrë një vendim të qartë për këto zgjedhje.

Do t’i bojkotojë? Do t’i pamundësojë? Do të kërkojë shtyrjen e tyre? Do të mbështetet në sondazhe që e nxjerrin fituese dhe do të vendosë të marrë pjesë për t’i fituar ato pa bërë marrëveshje me qeverinë, duke kapitalizuar elektoralisht frymën e protestave, me garancitë speciale të partnerëve ndërkombëtarë dhe me kushte ku përfshihet bojkotimi i zgjedhjeve gjatë votimit apo mosnjohja e tyre nëse evidentohen manipulime dhe shitblerje nga kandidatët e Partisë Socialiste?

Forumet e PD-së dhe LSI-së kanë mandatuar këtë të enjte krerët respektivë për të hartuar një strategji të përbashkët të qëndrimit ndaj zgjedhjeve. Deklaratat paraprake i mëshojnë angazhimit për të pamundësuar një tjetër skenar kriminal zgjedhor, siç tha para mediave kryetari i PD-së, zoti Basha. Strategjia e përbashkët do të sjellë me shumë qartësi për mënyrat e pamundësimit dhe për atë që pamundësimi në fjalë do të zbatohet për zgjedhjet në tërësi që prezumohen si kriminale apo vetëm në ato bashki dhe qendra votimi ku ka informacione të besueshme se po aplikohet skema e shitblerjes së votës.

Pamundësimi i krimit zgjedhor është një term i hapur që e përfshin edhe idenë e moslejimit të zgjedhjeve në tërësi, gjë që nënkupton pushtimin e qendrave të votimit nga grupet e opozitës, ndalimin e zgjedhësve që duan të votojnë nga zgjedhësit që nuk duan të votojnë, rrëmbimin dhe djegien e kutive etj.

Duke mbështetur pamundësimin me metoda demokratike të krimit zgjedhor kudo që të shfaqet, unë kam një bindje se krerët e opozitës nuk e çojnë nëpër mend të prodhojë një akt tjetër pa precedent në historinë e demokracisë, siç do të ishte tentativa për t’u hequr të drejtën kushtetuese për të votuar atyre që duan të votojnë. Ky skenar, të cilin disa njerëz e predikojnë me lehtësinë e një ndeshjeje sporti dhe disa të tjerë duke fërkuar duart, të çon larg.

Rama gjithsesi është paralajmëruar. Dhe ai duhet të marrë një vendim të vështirë për t’i shkuar apo jo deri në fund pjesëmarrjes në zgjedhje pa opozitën, në kushtet kur opozita nuk do të mjaftohet t’i bojkotojë, por t’i pamundësojë ato. Rama mund të lëshojë nëse konstaton se gjithçka është lënë në dorën e tij. Por mund t’i lërë ngjarjet të rrjedhin nëse partnerët ndërkombëtarë do të shkojnë përtej një miratimi për mbajtjen e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës. Që do të thotë vendosin edhe t’i mbrojnë ato. Qoftë nga prishja, qoftë nga shitblerja. /Nga Preç ZOGAJ, Liberale.al/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Ç’ faj na ka Holanda…
LAJM PAS: ANALIZA/ “Mallkimi” i ministrave të Brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

6 days ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

1 week ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

33 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)

1 hour ago
EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • Aktualitet

EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…

3 hours ago
TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • Argëtim

TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.