Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA/ Pse trojanët e pranuan kalin?

ShkodraWeb 10 October, 2017

Nga Artan Fuga

Sa herë shoh ndonjë version filmi mbi Trojën, gjithmonë më ka lindur pyetja : Po këta trojanët kaq budallenj ishin saqë pranuan dhuratën e kundërshtarit? Si e futën kalin e drunjtë në Kalanë e tyre? Thonë në legjendë se e hëngrën dredhinë e grekërve! Kështu thonë rrëfimet greke. Unë nuk i besoj atyre. Eshtë i njënanshëm.

Kush ta hante atë dredhi? Pse budallenj ishin trojanët!!! Ata ishin luftëtarë, kishin civilizim të kulturuar, kishin ngritur gjithë atë qytet-shtet, kishin ndërtuar një kala shumë të fortë. Pse çili-minj ishin ta hanin dredhinë me kukamçefti të helenëve që gjoja ikën me anije por në fakt u fshehën pas një kodre në një gji deti??? Duhet të ishim naivë ta besonim.

Gjoja një pjesë e parisë të qytetit donte ta fuste kalin në qytet si tradhëtare që ishte. Po, gjithmonë gjysma e parisë të një vendi është tradhtare, kolaboracioniste, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë. Për pushtet tradhëton kombin. Por, këtu nuk shkon sepse që të futej kali në qytet vendimin duhet ta merrte vetë mbreti Priam. Nuk të falte ai me mënçurinë e tij, nuk ishte ndonjë çili-mi që i erren sytë nga pushteti i falur…

Atëhere përse e pranuan? Unë mendoj se kjo ndodhi ngaqë ata në bazë të mentalitetit të tyre kishin frikë misterizoe të mos e pranonin një dhuratë për një hyjni. Kishin frikë se kjo do t’u sillte fatkeqësi shumë më të mëdha po të refuzohej. Hyjnia do të tërbohej me ta. Mirë mo mirë, e futën brenda mureve, po përse nuk panë brenda barkut të kalit të drunjtë çfarë kishte, mos kishte të fshehur ushtarë helenë!

Nuk e bënë sepse përsëri mentaliteti, paragjykimet, besimet e verbta, sipas meje, nuk i lejonin të shihnin brenda kalit. Për atë kohë rregullat e luftimit ishin të shenjta. Luftohej me rregulla që ishin shumë të shtrenjta. Nuk përdorej dredhia në dyluftim. Ishte si sot sikur t’i thuhej dikujt të bëhej kanibal dhe të hante njerëzit e shtëpisë të gjallë!!! E bën dot? Jo! Edhe në atë kohë nuk prisheshin kurrë rregullat e luftimit të ndershëm. Nuk kishte ndodhur kurrë në histori. Por, ja që njëherë që ndodhi, dhe dredhia hyri në artin e luftimit.

Grekërit nuk është se ishin më dinakë nga të tjerët, ta bënin të keqen të gjithë dinin, por për herë të parë nga ambicja futën dredhinë në betejë. Trojanët këtë nuk mund ta parashikonin, por jo se ishin apo u treguan naivë. Ajo ishte gjendja mendore dhe morali i tyre. Trojanët u dogjën sepse ishin të moralshëm, jo sepse ishin budallenj, dhe për rjedhojë pranuan kalin me ushtarë brenda dhe nuk panë se çfarë kishte në bark.

A nuk pranojmë ne të moralshmit tenderat sot kur fitojnë gjoja me konkurrim mashtrues të përhershëm që bëjnë lojra të pista pas kurrizit tonë? A nuk jemi ne si trojanët? Përse habitemi me trojanët, kur ne pranojmë vetë çdo ditë kalin në qytet? Jo sepse edhe ne nuk dimë dredhi, të merremi me drogë, me korrupsion, me vjedhje, me trafiqe klienteliste, por sepse morali nuk na i lejon t’i bëjmë. Jemi viktima të moralit.

Kështu e pëson i moralshmi, digjet. Ndodhet i papërgatitur përpara dredhisë të re të radhës. Por, jo se nuk është i zgjuar. Morali e pengon të shohë përtej rregullave të shenjta. Ata nuk mund të shihnin brenda barkut të Kalit sepse nuk mund të dyshojë njeriu te dhurata që pranon. Kali ishte mistik dhe i parekshëm. As të dyshohej mbi të nuk dukej se lejohej. E hoqën mendjen që andej. Ndonëse thellë në subkoshiencë ndjenin se po bënin vetëvrasje.

A nuk e çon morali njeriun drejt sakrifikimit! Mendësitë, zakonet, normat morale, besimet nuk të lenë të shohësh se çfarë ka përtej tyre. Sikurse thoshte Niçja thyerja e tabusë ndëshkohet, por ama ai që kalon përtej duke e shkelur sheh më shumë gjëra, kupton më shumë nga jeta, vëren një botë që të tjerët nuk e shohin dot se janë të ndershëm sipas kohës të tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Trajneri Panucci: Me vjen keq per djemte, luajtem me guxim te madh…
Artikull pasardhës: FOTO/ Kryemadhi braktis Meten edhe ne stadium, ja kush e shoqeron presidentin

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 3 të rinj, të përfshirë në veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
MOTI

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.