Skip to content
28 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës…

ShkodraWeb 5 years ago

Analisti i njohur Andi Bushati ka një këndvështrim tjetët lidhur me qendrimet publike të presidentit Ilir Meta lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend. Bushati ka një perceptim tjetër, nga shumica e atyre që sot janë përpjekur të komentojnë deklaratat e forta të Metës nga Pogradeci lidhur me mandatet e deputetëve por edhe qendrimin e tij në mbrojtje të parimeve demokratike. Mesazhi i Metës, mendon Bushati, përfshin një kleçkë që mund të sherbejë për hapjen e dialogut politik në vend. Më poshtë, analiza e plotë e Andi Bushatit.

Ka një tendencë për ti parë në një mënyrë tejet sipërfaqësore qëndrimet e forta që Ilir Meta mbajti sot. Deklaratat e tij janë shpjeguar si një përpjekje për thellimin e krizës, të bëra nga njeriu që deri më sot ka mbajtur veshur kostumin e liderit të LSI-së, parti të cilën ia la trashëgim bashkëshortes së tij.

Pra, në këtë kuptim, togëfjalëshat për vetësakrifim alla Salvador Aliende, presidenti kilian që u rrëzua nga pushteti nga një bashkëpunim i turpshëm i segmenteve më fashistoide të CIA-s me manjatët milionerë që rrethonin Kisingerin, apo ato për djegje të mandatit presidencial, janë interpretuar si një bombë Molotov më shumë në llakën që opozita po kërkon t’i vërë sistemit.

Në fakt, nuk është ekzaktësisht kështu.

Po të lexohet me vëmendje mesazhi presidencial, aty mund të qëmtosh një kleçkë që mund të shëbejë për rihapjen e dialogut. Duke deklaruar se vetem 82 deputetë të këtij parlamenti janë të ligjshëm, duke nënkuptuar se vendet e plotësuara nga listat janë anti -kushtetuese, presidenti ka hedhur hipotezën e parë drejt një kompromisi të mundshëm.

Ajo që ai do të kumtojë midis rreshtave është se kriza mund të shmanget, po të gjendet një konsensus politik, i cili pastaj, përmes një interpretimi ligjor do ti rikthente ish -deputetët e PD dhe LSI-së në parlament (lexo shkrimin dhe faksimilen poshtë).

Pra, nëse Basha dhe Kryemadhi janë betuar që i kanë djegur mandatet, nëse Rama dhe Gramoz Ruçi kanë rënë në paqe me këtë fakt, duke joshur me të gjitha format hyrjen e deputetëve të rinj, nëse diplomatët dhe burokratët e huaj i kanë përshëndetur si legjitimë këta të fundit, presidenti ka hedhur obsionin se e gjithë loja e deritashme është e paligjshjme dhe duhet të kthehet mbrapsht.

Natyrisht, gjithë sa më sipër mund të jetë vetëm një interpretim ligjor personal apo politik, që mund të mbështetet apo hidhet poshtë nga konstuticionalistët, por në thelb, kjo ka pak rëndësi.

Ajo që duhet theksuar, është se ndryshe nga sa po interpretohet se kreu i shtetit nuk po sillet si Iliri i Monikës që do “luftë”, por si Meta president që kërkon zgjidhje. Ai nuk po tenton ti hedhë benzin zjarrit, por po propozon një rrugë për ta fikur atë.

Eshtë debat tjetër nëse propozimi i tij vjen në kohën e duhur.

Liderët e opozitës akoma vazhdojnë të pretendojnë se nuk ka më kthim pas, as në atë kuvend dhe as në zgjedhje me Ramën. Shumë gazetarë (përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve), apo zëra publikë, këmbëngulin se sa më shumë të shkohet drejt radikalizmit aq më i “lumtur” do të jetë fundi, por Ilir Meta ndoshta mendon ndryshe.

Me sa duket ai parasheh një kompromis dhe nuk i ka hequr shpresat se opozita legjitime mund t’i rikthehet parlamentit, ose duke e konsideruar ligjërisht nul dorëzimin e mandateve (rruga më e thjeshtë) ose duke konsideruar nul parlamentin me 82 deputetë (rruga më e gjatë), gjë që do provokonte zgjedhje të reja.

Prandaj mesazhi i tij nga Pogradeci kërkon lexim të kujdesshëm, si një nismë, që pavarësisht nëse dëgjohet apo jo, duhet parë si një përpjekje për paqe. Një paqe në emër të së cilës Meta, ka ofruar edhe mandatin e tij, në mënyrë që mos provohen skenarë të kohës së Pinoçetit.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Zgjedhje me 30 qershor nuk ka, po tani çfarë do të ndodhë?
Lajmi pasues: NGA SAMI REPISHTI/ Në këtë botën tonë të çoroditun…

TË FUNDIT

OPINION – Kush mund ta shqipërojë logjikisht fitoren e PS- së në Kukës pas skandalit “Gjici”…!?
  • Analizë

OPINION – Kush mund ta shqipërojë logjikisht fitoren e PS- së në Kukës pas skandalit “Gjici”…!?

3 days ago
NGA KOLEC P. TRABOINI – Shkodrën nuk e fitoi askush, Shkodra fitoi vetveten…
  • Analizë

NGA KOLEC P. TRABOINI – Shkodrën nuk e fitoi askush, Shkodra fitoi vetveten…

2 weeks ago
NGA PROF. DR. SELMAN SHEME – Hapësira shkodrane dhe turizmi…në 1916 Austro-Hungaria vendosi të ndërtonte hekurudhën Shëngjin- Ferizaj
  • Analizë

NGA PROF. DR. SELMAN SHEME – Hapësira shkodrane dhe turizmi…në 1916 Austro-Hungaria vendosi të ndërtonte hekurudhën Shëngjin- Ferizaj

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës… 27 September, 2023
  • VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë… 27 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë… 27 September, 2023
  • Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë 27 September, 2023
  • VIDEO – Pastrohen kolektorët nga ura e Bunës në Shirokë, UKQSH i paraprin stinës së reshjeve që ka nisur 27 September, 2023
  • Arrestohet nga policia e Shkodrës 53- vjeçari nga Gruda e Re, ishte shpallur në kërkim pas vrasjes së ndodhur në lokalin e tij 27 September, 2023
  • VIDEO – “Ishte kthyer në rrezik për banorët”, Benet Beci njofton rikonstruksionin e urës që lidh Gimaj me Nënmavriq 27 September, 2023
  • FOTOLAJM – “Edukimi i brezit të ri prioritet…”, Basha e nis ditën nga Shkodra, takim me pedagogë të rinj… 27 September, 2023
  • VIDEO – Arrestohet 38- vjeçari, procedohet në liri bashkëshortja, policia e Vau Dejësit u gjeti 115 rrënjë kanabis 27 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 26 shtator 2023… 27 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…

2 hours ago
VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…
  • Aktualitet

VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…

3 hours ago
VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…

4 hours ago
Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë
  • Aktualitet

Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.