Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA/ Kur “Maliqi”, në “mosbindje civile”, shkel ligjin me të dyja këmbët dhe KQZ- ja hesht…

ShkodraWeb 6 April, 2019
edi rama klement zguri

Kodi Zgjedhor e përcakton qartë se fushata zgjedhore është e ligjshme kur nis 30 ditë nga data e zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Meta do të zhvillohen me 30 qershor, fushata nuk mund të nisë para datës 30 maj 2019. Kështu e thotë ligji por në Shqipëri ka “ligj por edhe Maliq”.

“Maliqi” ynë e ka nisur tashmë fushatën zgjedhore. Të paktën nga fillimi i muajit mars, ai është në fushatë zgjedhore. “Beledijet që duam” nuk është asgjë tjetër perveç se një fushatë për të prezantuar kandidatët. E kështu, me mijëra tiranas dhe jo vetëm, mbushën sheshin me Tiranës me 23 mars për të prezantuar kandidatin për “beledijen e Tiranës”, Vilajet Qyrkun alias Erion Veliaj. Brenda 24 orëve të fundit, “Maliqi” ka prezantuar edhe dy kandidatë për kryetarë “beledijesh”, pikërisht në Kukës dhe në Lezhë. Në të tre këto raste, “Maliqi” nuk ka bërë thjeshtë takime për të njohur popullin me “sukseset” e qeverisjes në “beledijet” socialiste dhe keqqeverisjesn në ato që udhëheqin “ata”, pra opozita e sotme. Madje, ka krahasuar “beledijet” e tij me ato të “atyre”, duke u kërkuar të zgjedhin në krye të “beledijeve” që duam t’ua marrim atyre kandidatët që ofron “Maliqi” sepse janë më “të mirët.”. Çfarë bëhet apo thuhet më shumë se kaq në fushata zgjedhore, tashmë që edhe parrullat e pankartat është vendosur të hiqen?! Asgjë! Pra, “Maliqi” ynë është në fushatë elektorale.

A ka ndonjë institucion që të paktën t’ia kujtojë këtë “Maliqit”? T’i kujtojë se po shkel me të dyja këmbët ligjin? Ti tregojë se pavarësisht se “Maliq” i gjithëpushtetshëm dhe pa opozitë përballë, pikërisht se është “Maliqi” ynë duhet t’i respektojë i pari ligjet e këtij vendi?

Natysrisht që ka! Ose më saktë, teorikisht ka! Është KQZ- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai ka të gjithë tagrat e detyrimet kushtetuese- ligjore të ngrejë problemin dhe të vendosë edhe sanksione për shkeljet që konstaton. Pikërisht ashtu siç paralajmëron mediat para, gjatë dhe pas fushatës, vetë si KQZ apo me ndihmën e AMA-s. Ashtu siç ka vendosur dhe vazhdon të vendosë gjoba të majme edhe për mediat vendore. Praktikisht, është e pamundur të ndërhyjë KQZ-ja. Kryetari Klement Zguri e di se e ka “pas veshi” shkarkimin nga Edi Rama, nëse i teket. Aq më shumë kur Zguri erdhi në krye falë marrëveshjes Rama- Basha të majit 2017, duke spostuar Denar Bibën, i cili natyrisht nuk mund të bëjë zë.

Mund t’ju duket e çuditshme, por me këto veprime, “Maliqi” është në njëfarësoj “mosbindje civile”, ashtu siç edhe vetë KQZ-ja. “Maliqi” e di se po shkel ligjin me të dyja këmbët, por vazhdon pa ndërprerje. KQZ e di se nuk po kërkon të zbatohet ligji dhe ta zbatojë për vete, por mbyll të dy sytë. Natyrisht, edhe opozita është në të njëjtën linjë, atë të “mosbindjes civile”, duke nisur nga dita e djegies së mandateve. E çfarë mund të dhe duhet të mendojnë apo të bëjnë shqiptarët përballë një shteti rrumpallë, gërmadhë e pashembur si ky që po perjetojmë sot…!? /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT/ E moshuara gjendet e pajetë në banesën e saj, dyshimet e para të policisë janë për…
Artikull pasardhës: Prokurori i Shkodrës drejt zgjedhjes si antar i “qeverisë së prokurorëve”, Vatë Staka kandidati i vetëm për të zëvendësuar…

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.