Skip to content
7 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA/ “Çarja” e parë që mbase mund të dëmtojë realisht Partinë Demokratike…

ShkodraWeb 20 April, 2019
rudina azem hajdari

Partia Bindja Demokratike është partia më e re, që sipas gjasave do të krijohet në Shqipëri. Jo vetëm kaq. Ajo do të ketë një grup parlamentar që ndoshta do të arrijë deri në 42 deputetë dhe sipas gjasave, do të marrë “hise” edhe në pushtetin vendor në zgjedhjet e 30 qershorit, gjithmonë nëse do të zhvillohen.

Rudina Hajdari duket se është nismëtare e krijimit të kësaj force të re politike, e cila siç shihet edhe nga emri por edhe përbërja e pritshme, do të jetë “rrjedhje” nga Partia Demokratike. Deri tani, emri tjetër që i atashohet si bashkëthemelues është ai i Astrit Patozit. Ky i fundit, edhe kur Rudina Hajdari ishte pjesë e PD-së, kishte artikuluar mundësinë e krijimit të një partie të re, kur ajo tek e cila bënte pjesë, nuk kishte më hapësira për të.

Burimet mediatike, të cilat duhen marrë me shumë rezerva, flasin edhe për emra të tjerë të ish- lidershipit të PD-së deri në 2013-ën që pritet ti bashkohen Partisë Bindja Demokratike. Kanë nisur të artikulohen emra të kalibrit të Jozefina Topallit, Arben Imamit etj.

Premisat teorike të kësaj force të re politike, janë ndoshta më të favorshmet. As shkëputja e PDr-së së Pollos, nuk ka patur një terren kaq “mikpritës” në nisje, edhe pse “bekimi” i patë i erdhi nga Doris Pack.

Edhe pse pas lëvizjes radikale të djegies së mandateve janë pakësuar, ka sërish të pakënaqur nga lidershipi i Lulzim Bashës në PD. Nga ana tjetër, emrat e ish- “senatorëve” të PD-së që përfliten se mund ti bashkohen, vazhdojnë të kenë mbështetje edhe në strukturat aktuale demokrate. Mbështetja e SHBA-së dhe BE-së janë të dukshme dhe të hapura për eksponentët që pritet të vihen në drejtim të saj. Nuk duhet harruar se edhe qeveria nuk është dhe nuk mund të jetë aq armiqësore me “opozitën e re” në fazën e saj embrionale. Nuk ka dyshim se, nëse kjo parti do të hyjë në zgjedhje, me meritë ose “të dhuruar” do të ketë një copë në “tortën” e pushtetit vendor.

Mbi të gjitha, nismëtare e saj është një zonjë e brishtë por me një mbiemër “të rëndë” mbi supe, atë Hajdari. Rudina, vajza e Azemit i jep jetë një partie të re me mbiemër “demokratike”, gati 29 vite pas Partisë Demokatike të cilën Hajdari e ideoi në vitin 1990, sigurisht jo i vetëm.

Natyrisht, ka edhe faktorë të tjerë që nuk e bëjnë kaq të shtruar rrugën e kësaj partie politike. Nuk besojmë se janë të paktë ata. Të cilët që në kristalizim, mund ta shohin këtë parti politike si “të bekuar” nga Edi Rama, i cili është betuar publikisht se “do ta çojë për skrap PD-në…”. Nga ana tjetër, nëse kjo parti politike do të ngrihet e do të ecë, do ta bëjë mbi “hirin” e Partisë Demokratike, e cila braktisi sistemin dhe po kërkon zgjidhje në sheshe bashkë me mbështetësit e tyre.

Nuk ka dyshim që, nëse Partia Bindja Demokratike futet në zgjedhjet e 30 qershorit (nëse do të arrihet të bëhen) do të marrë kosto jo të vogël, bashkë me pushtetin vendor që mund të përfitojë në administrim. Ata që konsiderohen të djathtë, për të mos thënë anti- socialistë, do ti largohen që në nisje si djalli- temjanit kësaj force politike. Nëse do të vazhdohet me këtë linjë arsyetimi por edhe nëse mandati aktual politikë i qeverisësve do të mbyllet vetëm në 2021-in, vetëm në ato zgjedhje partia e Hajdarit do të kalojë testin real. Deri atëherë, do të konsiderohet si një “Pollo- parti” e dytë, e ngjashme me PDr-në, por sipas gjasave më e fuqishme politikisht e financiarisht.

E në mbyllje, ndoshta janë të shumtë ata që do të donin ti drejtonin vetëm një pyetje Rudina Hajdarit, si vajza e Azemit. A do të qëndronte në parlament Azem Hajdari nëse PD-ja do të merrte vendim për dorëzimin në bllok të mandateve…? A do të ndërmerrte një nismë të ngjashme Azem Hajdari, me atë që sot duket se ka nisur e bija- Rudina? Trajtimi i Azem Hajdarit, në shumë raste e periudha, ka qenë ku e ku më i rëndë se ai me të cilin “u përball” e bija, Rudina! Nga 1990 deri në 1998, Azemi mbajti mbi shpinë, në shumë raste edhe pa të drejtë, shumëçka që nuk e meritonte nga partia që vetë ideoi. E njëjta parti, që për meritat e të atit mori të bijën dhe e ngjiti në krye dhe pa u mbushur dy vite, Rudina Hajdari po e tradhëton në mënyrën më të keqe të mundshme! Po Kiri, vëllai, deklaratat e tij për “rrugë të ndryshme, qëllim të njëjtë”? Apo është akoma “i vogël” për të kuptuar nga politika?! /Shënim i ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTOLAJM/ “Reflekton” prefekti i Qarkut Shkodër, riparon gabimin në foton e urimit për Pashkët dhe kaq…
Artikull pasardhës: “Duhet të jesh i moralshëm, më pas politikan…”, vjen reagimi i parë ng PD për partinë e re të Rudina Hajdarit…

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.