Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thekson se po vijojnë prótèstat në të gjitha qarqet e vendit, kundër shémbjès së Teatrit Kombëtar.
Pas protestave në qarqe, Aleanca për Teatrin paralajmëron një prótèstë të madhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku do të kërkohet mes të tjerash hetim ndërkombëtar për çështjen e teatrit.
Deklarata e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:
Ka kaluar më shumë se një javë nga shémbjá bárbáre e godinës së Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare me një súlm tèrrórist ku forcat speciale dhe policia e shtetit u përdorën për të nxjerrë artistët dhe qytetarët me dhúnë nga shtëpia e tyre.
Përgjatë kësaj jave mediat më të mëdha botërore kanë pasqyruar ngjarjen dhe prótèstat e artistëve dhe qytetarëve po vijojnë në të gjitha qarqet për të çuar në një prótèstë të madhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të kërkohet:
1. Pezullimi i çdo lloj aktiviteti në truallin e kompleksit të Teatrove Kombëtare.
2. Hetim Kombëtar dhe Ndërkombëtar i çështjes së Teatrit Kombëtar dhe vrasjes së mbetur në tèntativë, shémbjes së tij që nisi kur shumë artistë e qytetarë ishin ende brenda në ndërtesë dhe dhùnës së ushtruar mbi të ndaluarit si gjatë ópéracionit policor të zhvilluar në kushtet e ndalimqarkullimit për shkak të pandemisë ashtu edhe gjatë prótèstave të zhvilluara më vonë gjatë ditës më 17 maj 2020.
3. Rindërtimi i kompleksit të Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte aty ku ishte, jo vetëm si tempull i kulturës dhe trashëgimisë, por në këta dy vjet e tre muaj edhe si tempull i institucionit të prótèstës, lirisë, demokracisë dhe qytetarisë.
4. Largimi i menjëhershëm nga detyra i Kryetarit të Bashkisë dhe pjesëtarëve të Këshillit Bashkiak si personat që i dhanë fund me vullnet të plotë Teatrit Kombëtar duke shkèlur çdo ligj, ndërkohë që mundësinë e kishin të prisnin dhe mos ta zbatonin VKM-në pasi ajo u çua për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti i Republikës.
5. Ne e pamë sesi pushteti e shèmbi Teatrin. Ne e pamë sesi Teatri i vjetër e shèmbi drejtësinë e re. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e të tjera organe të drejtësisë nuk funksionojnë. Duke e provuar me víktìmën e parë të drejtësisë së munguar, Teatrin Kombëtar, që kushtetuta shkelet nga një parlament ilegjitim dhe qeveri krímìnale qendrore dhe lokale, si dhe duke qenë se ne po zgjojmë përfaqësimin qytetar në vendimarrje, ne kërkojmë drejtësi, demokraci, dhe kjo arrihet me rrëzimin e kësaj qeverie për t’i hapur rrugë njëherë e mirë një epoke të re për Shqipërinë, e cila do të futet në Europë përmes Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbetet një lëvizje kulturore-qytetare jo partiake e hapur për qytetarët nga i gjithë spektri politik dhe si e tillë do të nxisë vlerat më të mira të qytetarisë duke protestuar kundër kësaj qeverie tashmë antikulturë, të dhúnshmé e diktátòriale.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
26 Maj 2020