Ish- Presidenti Bujar Nishani reagon në lidhje me një lajm se qeveria po mbledh të dhënat e qytetarëve në shkolla dhe spitale. Sipas ish- numrit 1 të shtetit shqiptar kjo po bëhet me qëllim manipulimin e zgjedhjeve. Ndaj Nishani bën thirrje në lidhje me këtë veprim që ai e cilëson në kushtet e një skandali.
“Qeveria shqiptare urdhëron marrjen e të dhënave personale të shqiptarëve duke përdorur shkollat dhe spitalet. Qëllimi: manipulimi i zgjedhjeve ! Një skandal që nuk mund të ndodh në asnjë vend normal.
Bota demokratike duhet ta dënoj këtë praktikë autoritariste. Veproni tani!”, shkruan Nishani.