Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas deklarates se bere sot nga PD lidhur me aksidentin me vdekje te deputetit Aqif Rakipi. Ne nje deklarate per mediat shkruhet: PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt.
Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.
Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.
I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush. /ShkodraWeb/