Një person ka mbetur i dëmtuar rëndë mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër -Velipojë, ku një këmbësor, i identifikuar si Emiljan Toma, 32-vjeç. është përplasur një një automjet.
Ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.