Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

AKEP propozon ulje të tarifave me shumicë të telefonisë së lëvizshme nga 1 marsi 2024…

ShkodraWeb 22 November, 2023
celular laptop

Duke nisur nga 1 marsi 2024 të bësh një thirrje telefonike brenda vendit nga një operator celuar tek një tjetër do të kushtojë më lirë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( AKEP) ka propozuar ulje të tarifave me shumicë të telefonisë mobile vitin që vjen në mënyrë graduale.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hedhur për konsultim publik analizën e tregut e telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet e telefonisë së lëvizshme.

Analiza e tregut pritet të sjellë një ulje të mëtejshme të tarifave të terminimit në rrjetet celulare. Tarifat e terminimit janë tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për thirrjet që kryhen drejt rrjeteve respektive. Përcaktimi i këtyre tarifave është instrumenti kryesor i rregullimit të tregjeve të komunikimeve elektronike nga autoritetet përkatëse.

Sipas analizës së kostove të përgatitura nga konsulentët e kontraktuar nga AKEP për këtë qëllim, kosto e terminimit të thirrjeve kombëtare ka rezultuar rreth 0.751 lekë për minutë, ndërsa për thirrjet hyrëse ndërkombëtare 0.762 lekë për minutë.

Tarifat aktuale të terminimit në Shqipëri janë rreth 1.11 lekë/minutë për të dyja llojet thirrjeve. Për t’i çuar tarifat në kosto, që është edhe objektivi i AKEP, tarifat e terminimit të thirrjeve duhet të ulen me rreth 32%.

Mbështetur në këtë document dhe në analizën e tregut, AKEP propozon që tarifa maksimale e terminimit të thirrjeve kombëtare në rrjetet celulare të ulet në 1.02 lekë/minutë në 1 mars 2024, në 0.89 lekë/minutë në 1 shtator 2024 dhe përfundimisht në 0.75 lekë/minutë në 1 mars 2025.

AKEP vëren se, bazuar në praktikat rregullatore në vende të BE-së, orientimi i tarifave në kosto rekomandohet të kryhet nëpërmjet një reduktimi të përshkallëzuar. Tregu i terminimit ndërkombëtar të thirrjeve është hequr nga rregullimi që prej vitit 2011.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Luizi dhe Kiara, çifti i momentit të showbiz, do të bëhen prindër, shkodrani i dedikon këngë bebes në ardhje
Artikull pasardhës: “Do të investojmë edhe në këtë rrugë 2 km të gjatë”, Benet Beci takon banorë të Bardhajve e Rrecit: Iu sherben mëse 1000…

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.