OKB-ja si çdo vit edhe sivjet ka publikuar listën e vendeve më të lumtura në botë ku në krye të listës është Finlanda dhe shteti që mbyll listën është Sudani i Jugut, i përfshirë prej disa vitesh nga lufta.
E dyta në listë si vendi më i lumtur është Danimarka e ndjekur nga nga Novegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Australia e cila mban vendin e 10-të në pozicionim e renditjes.
Sipas raportit të “World Happiness Report” të publikuar ditën e djeshme janë Haiti, Botsvana, Siria, Malaui, Jemeni, Ruanda, Tanzania, Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore dhe Sudani i Jugut janë vendet më pak të lumtura në botë pasi këto njihen si vende të varfra dhe shumë rej tyre janë në luftë.
Sa i takon Shqipërisë. ajo është renditur në vendin 112 ndërsa Kosova në vendin e 66-të. Sipas të njëjtit raport, vendi më i lumtur në Ballkanështë Sllovenia e cila renditet në vendin e 51-të në renditjen globale.