Familja shqiptare duket se është tronditur sërish nga një episod tjetër. Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në Vlorë. Burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se një shtetase është ekzekutuar pranë komisariatit të policisë. Dyshimet e para lidhen me një krim në familje ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Viktima mësohet se është 42-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 53 vjeç. Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve. Nuk dihet nëse ata kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja.