Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në familjen Lera në Vlorë, në zonën pranë komisarit. Lidhur me këtë ngjarje, dalin detaje të reja ndërsa është publikuar edhe fotoja e çiftit fatkeq. Ashtu siç është raportuar edhe më herët, Eva Lera rreth 45 vjeç, i është marrë jeta nga bashkëshorti Teodor Lera, 57 vjeç, në apartamentin e saj në katin e parë të një pallati në rrugën “Dervish Hekali”.
Pas krimit, mësohet se Lera ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët me thikë. Ai është transportuar me urgjencë në spital rajonal të Vlorës për mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
“Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti. 57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes:”informon policia në njoftimin paraprak.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit por bashkëshortët mësohet se kanë pasur konflikte të mëhershme dhe burri ka qenë i proceduar një vit më parë për dhunë në familje.
Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve. Vajzë e djalë i kanë në Amerikë dhe Angli, ndërsa një vajzë tjetër studente në Tiranë.
Kjo e fundit mësohet se ka qenë prezente në momentin e ngjarjes.
“Vajza e tyre, fëmija i tretë, ishte studente në Tiranë. Ajo ka mbërritur mëngjesin e sotëm pasi ka marrë vesh se prindërit kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe duke se ka qenë prezente në momentin që ka ndodhur ngjarja. Ajo është larguar në gjendje shoku nga familjarët.Fqinjtë dhe të njohur të familjes Lera thonë se Teodori ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes”