Ka mbërritur në fazën e pretencës çështja “Habilaj” e cila po hetohet prej shumë kohësh nga Prokuroria Italiane. Sipas informacioneve që vijnë nga përtej detit, prokuroria ka bërë edhe kërkesat e syj zyrtare për personat nën hetim. Mësohet se kërkesat e prokurorisë atje, janë mjaft të ashpra për shumicën e personave nën hetim.
Kështu, Moisi Habilaj, i cili akuzohet si koka e një bande droge, duhet të qëndrojë 18 vite në burg për vepra penale të kryera, ky është përfundimi i Prokurorisë së Katanias në Itali.
Sipas mediave në Itali për të u kërkua dënimi më i lartë: 18 vjet e tetë muaj, për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali.
Për Meridian Sulaj, 12 vjet dhe katër muaj u kërkuan, ndërsa për Fatmir Minaj ishte kërkuar lirimi. Nazer Seiti, i konsideruar si arkëtar, rrezikon gjashtë vjet. Organizata, e cila në Shqipëri do të gëzonte mbrojtje nga disa pjesë të policisë, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit, thuhet më tej në mediat italiane
Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj, Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për Ëilliam Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.
Hetimet italiane, të kryera nga policia e financave, u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. I afërmi politik i Habilajt është nën vëzhgim. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat, por hetimi kundër tij vazhdon. Në Itali, magjistratët shqiptarë arritën në muajt e fundit. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicocca, Habilaj vendosi të përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk u zbulua.